< Números 25 >

1 Y reposó Israel en Setim, y el pueblo comenzó a fornicar con las hijas de Moab.
Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthurret me bijat e Moabit.
2 Las cuales llamaron al pueblo a los sacrificios de sus dioses, y el pueblo comió, e inclináronse a sus dioses.
Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.
3 Y allegóse el pueblo a Baal-pehor, y el furor de Jehová se encendió contra Israel.
Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.
4 Y Jehová dijo a Moisés: Toma todos los príncipes del pueblo, y ahórcalos a Jehová delante del sol, y la ira del furor de Jehová se apartará de Israel.
Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli”.
5 Entonces Moisés dijo a los jueces de Israel: Matád cada uno a sus varones que se han allegado a Baal-pehor.
Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: “Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin”.
6 Entonces, he aquí, un varón de los hijos de Israel vino, y trajo una Madianita a sus hermanos a ojos de Moisés, y de toda la congregación de los hijos de Israel, llorando ellos a la puerta del tabernáculo del testimonio.
Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
7 Y viólo Finees hijo de Eleazar, hijo de Aarón sacerdote, y levantóse de en medio de la congregación, y tomó una lanza en su mano;
Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,
8 Y vino tras el varón de Israel a la tienda, y alanceólos a ambos, al varón de Israel y a la mujer, por su vientre: y cesó la mortandad de los hijos de Israel.
ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.
9 Y murieron de aquella mortandad veinte y cuatro mil.
Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.
10 Entonces Jehová habló a Moisés, diciendo:
Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
11 Finees hijo de Eleazar, hijo de Aarón sacerdote, ha hecho tornar mi furor de los hijos de Israel zelando mi celo entre ellos, por lo cual yo no he consumido con mi celo a los hijos de Israel.
“Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.
12 Por tanto dí: He aquí, yo pongo mi pacto de paz con él;
Prandaj i thuaj: “Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,
13 Y tendrá él y su simiente después de él el pacto del sacerdocio perpetuo, por cuanto tuvo celo por su Dios, y expió los hijos de Israel.
që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit”.
14 Y el nombre del varón muerto que fue muerto con la Madianita era Zambri, hijo de Salu, príncipe de la familia de la tribu de Simeón.
Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan madianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të Simeonitëve.
15 Y el nombre de la mujer muerta Madianita era Cozbi, hija de Sur príncipe de pueblos, padre de familia en Madián.
Dhe gruaja që u vra, Madianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Madian.
16 Y Jehová habló a Moisés, diciendo:
Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
17 Afligiréis a los Madianitas, y herirlos heis:
“Bjeruni Madianitëve dhe i sulmoni,
18 Por cuanto ellos os afligieron a vosotros con sus engaños con que os han engañado en el negocio de Pehor, y en el negocio de Cozbi hija del príncipe de Madián su hermana, la cual fue muerta el día de la mortandad por causa de Pehor.
sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Madianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit”.

< Números 25 >