< မာရ္ကး 15 >

1 အထ ပြဘာတေ သတိ ပြဓာနယာဇကား ပြာဉ္စ ဥပါဓျာယား သရွွေ မန္တြိဏၑ္စ သဘာံ ကၖတွာ ယီၑုံ ဗန္ဓယိတွ ပီလာတာချသျ ဒေၑာဓိပတေး သဝိဓံ နီတွာ သမရ္ပယာမာသုး၊
Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.
2 တဒါ ပီလာတသ္တံ ပၖၐ္ဋဝါန် တွံ ကိံ ယိဟူဒီယလောကာနာံ ရာဇာ? တတး သ ပြတျုက္တဝါန် သတျံ ဝဒသိ၊
Dhe Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: “Ti e thua!”.
3 အပရံ ပြဓာနယာဇကာသ္တသျ ဗဟုၐု ဝါကျေၐု ဒေါၐမာရောပယာဉ္စကြုး ကိန္တု သ ကိမပိ န ပြတျုဝါစ၊
Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.
4 တဒါနီံ ပီလာတသ္တံ ပုနး ပပြစ္ဆ တွံ ကိံ နောတ္တရယသိ? ပၑျဲတေ တွဒွိရုဒ္ဓံ ကတိၐု သာဓျေၐု သာက္ၐံ ဒဒတိ၊
Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: “Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!”.
5 ကန္တု ယီၑုသ္တဒါပိ နောတ္တရံ ဒဒေါ် တတး ပီလာတ အာၑ္စရျျံ ဇဂါမ၊
Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.
6 အပရဉ္စ ကာရာဗဒ္ဓေ ကသ္တိံၑ္စိတ် ဇနေ တန္မဟောတ္သဝကာလေ လောကဲ ရျာစိတေ ဒေၑာဓိပတိသ္တံ မောစယတိ၊
Dhe në çdo festë ishte zakon t’u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.
7 ယေ စ ပူရွွမုပပ္လဝမကာရ္ၐုရုပပ္လဝေ ဝဓမပိ ကၖတဝန္တသ္တေၐာံ မဓျေ တဒါနောံ ဗရဗ္ဗာနာမက ဧကော ဗဒ္ဓ အာသီတ်၊
Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.
8 အတော ဟေတေား ပူရွွာပရီယာံ ရီတိကထာံ ကထယိတွာ လောကာ ဥစ္စဲရုဝန္တး ပီလာတသျ သမက္ၐံ နိဝေဒယာမာသုး၊
Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.
9 တဒါ ပီလာတသ္တာနာစချော် တရှိ ကိံ ယိဟူဒီယာနာံ ရာဇာနံ မောစယိၐျာမိ? ယုၐ္မာဘိး ကိမိၐျတေ?
Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: “A doni t’ju liroj mbretin e Judenjve?”.
10 ယတး ပြဓာနယာဇကာ ဤရ္ၐျာတ ဧဝ ယီၑုံ သမာရ္ပယန္နိတိ သ ဝိဝေဒ၊
Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.
11 ကိန္တု ယထာ ဗရဗ္ဗာံ မောစယတိ တထာ ပြာရ္ထယိတုံ ပြဓာနယာဇကာ လောကာန် ပြဝရ္တ္တယာမာသုး၊
Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t’u lironte atyre Barabanë.
12 အထ ပီလာတး ပုနး ပၖၐ္ဋဝါန် တရှိ ယံ ယိဟူဒီယာနာံ ရာဇေတိ ဝဒထ တသျ ကိံ ကရိၐျာမိ ယုၐ္မာဘိး ကိမိၐျတေ?
Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: “Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?”.
13 တဒါ တေ ပုနရပိ ပြောစ္စဲး ပြောစုသ္တံ ကြုၑေ ဝေဓယ၊
Dhe ata bërtitën përsëri: “Kryqëzoje!”.
14 တသ္မာတ် ပီလာတး ကထိတဝါန် ကုတး? သ ကိံ ကုကရ္မ္မ ကၖတဝါန်? ကိန္တု တေ ပုနၑ္စ ရုဝန္တော ဝျာဇဟြုသ္တံ ကြုၑေ ဝေဓယ၊
Dhe Pilati u tha atyre: “Po ç’të keqe ka bërë?”. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: “Kryqëzoje!”.
15 တဒါ ပီလာတး သရွွာလ္လောကာန် တောၐယိတုမိစ္ဆန် ဗရဗ္ဗာံ မောစယိတွာ ယီၑုံ ကၑာဘိး ပြဟၖတျ ကြုၑေ ဝေဒ္ဓုံ တံ သမရ္ပယာမ္ဗဘူဝ၊
Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.
16 အနန္တရံ သဲနျဂဏော'ဋ္ဋာလိကာမ် အရ္ထာဒ် အဓိပတေ ရ္ဂၖဟံ ယီၑုံ နီတွာ သေနာနိဝဟံ သမာဟုယတ်၊
Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.
17 ပၑ္စာတ် တေ တံ ဓူမလဝရ္ဏဝသ္တြံ ပရိဓာပျ ကဏ္ဋကမုကုဋံ ရစယိတွာ ၑိရသိ သမာရောပျ
E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.
18 ဟေ ယိဟူဒီယာနာံ ရာဇန် နမသ္ကာရ ဣတျုက္တွာ တံ နမသ္ကရ္တ္တာမာရေဘိရေ၊
Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: “Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!”.
19 တသျောတ္တမာင်္ဂေ ဝေတြာဃာတံ စကြုသ္တဒ္ဂါတြေ နိၐ္ဌီဝဉ္စ နိစိက္ၐိပုး, တထာ တသျ သမ္မုခေ ဇာနုပါတံ ပြဏောမုး
Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.
20 ဣတ္ထမုပဟသျ ဓူမြဝရ္ဏဝသ္တြမ် ဥတ္တာရျျ တသျ ဝသ္တြံ တံ ပရျျဓာပယန် ကြုၑေ ဝေဒ္ဓုံ ဗဟိရ္နိနျုၑ္စ၊
Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
21 တတး ပရံ သေကန္ဒရသျ ရုဖသျ စ ပိတာ ၑိမောန္နာမာ ကုရီဏီယလောက ဧကး ကုတၑ္စိဒ် ဂြာမာဒေတျ ပထိ ယာတိ တံ တေ ယီၑေား ကြုၑံ ဝေါဎုံ ဗလာဒ် ဒဓ္နုး၊
Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.
22 အထ ဂုလ္ဂလ္တာ အရ္ထာတ် ၑိရးကပါလနာမကံ သ္ထာနံ ယီၑုမာနီယ
Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: “Vendi i Kafkës”.
23 တေ ဂန္ဓရသမိၑြိတံ ဒြာက္ၐာရသံ ပါတုံ တသ္မဲ ဒဒုး ကိန္တု သ န ဇဂြာဟ၊
I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
24 တသ္မိန် ကြုၑေ ဝိဒ္ဓေ သတိ တေၐာမေကဲကၑး ကိံ ပြာပ္သျတီတိ နိရ္ဏယာယ
Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t’i binte secilit.
25 တသျ ပရိဓေယာနာံ ဝိဘာဂါရ္ထံ ဂုဋိကာပါတံ စကြုး၊
Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.
26 အပရမ် ဧၐ ယိဟူဒီယာနာံ ရာဇေတိ လိခိတံ ဒေါၐပတြံ တသျ ၑိရဦရ္ဒွွမ် အာရောပယာဉ္စကြုး၊
Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: “Mbreti i Judenjve”.
27 တသျ ဝါမဒက္ၐိဏယော ရ္ဒွေါ် စော်ရော် ကြုၑယော ရွိဝိဓာတေ၊
Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.
28 တေနဲဝ "အပရာဓိဇနဲး သာရ္ဒ္ဓံ သ ဂဏိတော ဘဝိၐျတိ," ဣတိ ၑာသ္တြောက္တံ ဝစနံ သိဒ္ဓမဘူတ၊
Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: “Ai u përfshi ndër keqbërësit”.
29 အနန္တရံ မာရ္ဂေ ယေ ယေ လောကာ ဂမနာဂမနေ စကြုသ္တေ သရွွ ဧဝ ၑိရာံသျာန္ဒောလျ နိန္ဒန္တော ဇဂဒုး, ရေ မန္ဒိရနာၑက ရေ ဒိနတြယမဓျေ တန္နိရ္မ္မာယက,
Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: “Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,
30 အဓုနာတ္မာနမ် အဝိတွာ ကြုၑာဒဝရောဟ၊
shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!”.
31 ကိဉ္စ ပြဓာနယာဇကာ အဓျာပကာၑ္စ တဒွတ် တိရသ္ကၖတျ ပရသ္ပရံ စစက္ၐိရေ ဧၐ ပရာနာဝတ် ကိန္တု သွမဝိတုံ န ၑက္နောတိ၊
Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: “Të tjerët i shpëtoi, por veten s’mund ta shpëtojë.
32 ယဒီသြာယေလော ရာဇာဘိၐိက္တသ္တြာတာ ဘဝတိ တရှျဓုနဲန ကြုၑာဒဝရောဟတု ဝယံ တဒ် ဒၖၐ္ဋွာ ဝိၑွသိၐျာမး; ကိဉ္စ ယော် လောကော် တေန သာရ္ဒ္ဓံ ကြုၑေ 'ဝိဓျေတာံ တာဝပိ တံ နိရ္ဘရ္တ္သယာမာသတုး၊
Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë”. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.
33 အထ ဒွိတီယယာမာတ် တၖတီယယာမံ ယာဝတ် သရွွော ဒေၑး သာန္ဓကာရောဘူတ်၊
Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.
34 တတသ္တၖတီယပြဟရေ ယီၑုရုစ္စဲရဝဒတ် ဧလီ ဧလီ လာမာ ၑိဝက္တနီ အရ္ထာဒ် "ဟေ မဒီၑ မဒီၑ တွံ ပရျျတျာက္ၐီး ကုတော ဟိ မာံ?"
Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: “Eloi, Eloi; lama sabaktani?”, që e përkthyer do të thotë: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”.
35 တဒါ သမီပသ္ထလောကာနာံ ကေစိတ် တဒွါကျံ နိၑမျာစချုး ပၑျဲၐ ဧလိယမ် အာဟူယတိ၊
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: “Ja, ai po thërret Elian!”.
36 တတ ဧကော ဇနော ဓာဝိတွာဂတျ သ္ပဉ္ဇေ 'မ္လရသံ ပူရယိတွာ တံ နဍာဂြေ နိဓာယ ပါတုံ တသ္မဲ ဒတ္တွာဝဒတ် တိၐ္ဌ ဧလိယ ဧနမဝရောဟယိတုမ် ဧတိ န ဝေတိ ပၑျာမိ၊
Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: “Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë”.
37 အထ ယီၑုရုစ္စဲး သမာဟူယ ပြာဏာန် ဇဟော်၊
Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.
38 တဒါ မန္ဒိရသျ ဇဝနိကောရ္ဒွွာဒဓးရျျန္တာ ဝိဒီရ္ဏာ ဒွိခဏ္ဍာဘူတ်၊
Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.
39 ကိဉ္စ ဣတ္ထမုစ္စဲရာဟူယ ပြာဏာန် တျဇန္တံ တံ ဒၖၐ္ဒွါ တဒြက္ၐဏာယ နိယုက္တော ယး သေနာပတိရာသီတ် သောဝဒတ် နရောယမ် ဤၑွရပုတြ ဣတိ သတျမ်၊
Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: “Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!”.
40 တဒါနီံ မဂ္ဒလီနီ မရိသမ် ကနိၐ္ဌယာကူဗော ယောသေၑ္စ မာတာနျမရိယမ် ၑာလောမီ စ ယား သ္တြိယော
Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,
41 ဂါလီလ္ပြဒေၑေ ယီၑုံ သေဝိတွာ တဒနုဂါမိနျော ဇာတာ ဣမာသ္တဒနျာၑ္စ ယာ အနေကာ နာရျော ယီၑုနာ သာရ္ဒ္ဓံ ယိရူၑာလမမာယာတာသ္တာၑ္စ ဒူရာတ် တာနိ ဒဒၖၑုး၊
të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.
42 အထာသာဒနဒိနသျာရ္ထာဒ် ဝိၑြာမဝါရာတ် ပူရွွဒိနသျ သာယံကာလ အာဂတ
Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,
43 ဤၑွရရာဇျာပေက္ၐျရိမထီယယူၐဖနာမာ မာနျမန္တြီ သမေတျ ပီလာတသဝိဓံ နိရ္ဘယော ဂတွာ ယီၑောရ္ဒေဟံ ယယာစေ၊
Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.
44 ကိန္တု သ ဣဒါနီံ မၖတး ပီလာတ ဣတျသမ္ဘဝံ မတွာ ၑတသေနာပတိမာဟူယ သ ကဒါ မၖတ ဣတိ ပပြစ္ဆ၊
Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.
45 ၑတသေမနာပတိမုခါတ် တဇ္ဇ္ဉာတွာ ယူၐဖေ ယီၑောရ္ဒေဟံ ဒဒေါ်၊
Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.
46 ပၑ္စာတ် သ သူက္ၐ္မံ ဝါသး ကြီတွာ ယီၑေား ကာယမဝရောဟျ တေန ဝါသသာ ဝေၐ္ဋာယိတွာ ဂိရော် ခါတၑ္မၑာနေ သ္ထာပိတဝါန် ပါၐာဏံ လောဌယိတွာ ဒွါရိ နိဒဓေ၊
Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.
47 ကိန္တု ယတြ သောသ္ထာပျတ တတ မဂ္ဒလီနီ မရိယမ် ယောသိမာတၖမရိယမ် စ ဒဒၖၑတၖး၊
Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.

< မာရ္ကး 15 >