< Isaia 62 >

1 De dragul Sionului nu voi tăcea şi de dragul Ierusalimului nu mă voi odihni, până când dreptatea acestuia va ieşi ca strălucirea şi salvarea acestuia ca o lampă ce arde.
Për hir të Sionit unë nuk do të hesht dhe për hir të Jeruzalemit nuk do të gjej prehje deri sa drejtësia e saj të mos dalë si agimi dhe shpëtimi i saj si një pishtar flakërues.
2 Şi neamurile vor vedea dreptatea ta şi toţi împăraţii, gloria ta, şi vei fi numită cu un nume nou, pe care gura DOMNULUI îl va rosti.
Atëherë kombet do të shohin drejtësinë tënde dhe tërë mbretërit lavdinë tënde; do të thirresh me një emër të ri, që do ta tregojë goja e Zotit.
3 De asemenea vei fi o coroană de glorie în mâna DOMNULUI şi o diademă împărătească în mâna Dumnezeului tău.
Do të jesh një kurorë e shkëlqyer në dorën e Zotit, një diademë mbretërore në dorë të Perëndisë tënd.
4 Nu vei mai fi numită Părăsită; nici ţara ta nu va mai fi numită Pustiită, ci vei fi numită Hefţiba, şi ţara ta Beula; fiindcă DOMNUL se desfată în tine şi ţara ta va fi căsătorită.
Nuk do të quhesh më “E braktisur”, as toka jote nuk do të quhet më “E shkretë”, por do të të quajnë “Kënaqësia ime është tek ajo” dhe toka jote “E Martuar”, sepse Zoti gjen kënaqësi te ti, dhe toka jote do të ketë një dhëndër.
5 Căci precum un tânăr se căsătoreşte cu o fecioară, tot astfel fiii tăi se vor căsători cu tine, şi precum mirele se bucură de mireasă, tot astfel Dumnezeul tău se va bucura de tine.
Prandaj, ashtu si një i ri martohet me një të virgjër, bijtë e tu do të martohen me ty; dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.
6 Am aşezat paznici pe zidurile tale, Ierusalime, care niciodată nu vor tăcea nici zi nici noapte, voi, care amintiţi despre DOMNUL, nu păstraţi tăcere,
Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vënë roje që nuk do të heshtin kurrë, as ditën as natën. Ju që i kujtoni Zotit premtimet e tij, mos rrini në heshtje,
7 Şi nu îi daţi odihnă, până când va întemeia Ierusalimul şi îl va face de laudă pe pământ.
dhe mos e lini të pushojë, deri sa ta ketë rivendosur Jeruzalemin dhe ta bëjë atë lëvdimin e të gjithë tokës.
8 DOMNUL a jurat pe dreapta sa şi pe braţul tăriei lui: Negreşit, nu îţi voi mai da grânele să fie mâncare pentru duşmanii tăi; şi fiii străinului nu vor mai bea vinul tău, pentru care ai ostenit,
Zoti është betuar për krahun e tij të djathtë dhe për krahun e tij të fuqishëm: “Nuk do t’u jap më grurin tënd si ushqim armiqve të tu dhe bijtë e të huajit nuk do të pinë më mushtin tënd për të cilin je munduar.
9 Ci cei care l-au adunat îl vor mânca şi vor lăuda pe DOMNUL; şi cei ce l-au strâns îl vor bea în curţile sfinţeniei mele.
Por ata që do ta kenë mbledhur grurin do të hanë dhe do të lëvdojnë Zotin, dhe ata që do të kenë vjelur, do të pinë mushtin në oborret e shenjtërores sime”.
10 Treceţi, treceţi pe porţi; pregătiţi calea poporului; înălţaţi, înălţaţi drumul mare; scoateţi pietrele; ridicaţi un steag pentru popor.
Kaloni, kaloni nëpër porta! Përgatitni rrugën për popullin! Shtroni, shtroni udhën, hiqni gurët, ngrini një flamur para popujve!
11 Iată, DOMNUL a vestit până la marginea lumii: Spuneţi fiicei Sionului: Iată, salvarea ta vine; iată, răsplata lui este cu el şi lucrarea lui înaintea lui.
Ja, Zoti shpalli deri në skajin e tokës: “I thoni bijës së Sionit: Ja, shpëtimi yt po vjen; ja, ka me vete shpërblimin e saj dhe shpërblimi i saj e pararend.
12 Iar ei îi vor numi: Poporul sfânt, Răscumpăraţii DOMNULUI, şi tu te vei numi: Căutată, O cetate nepărăsită.
Do t’i quajnë “Populli i shenjtë”, “Të çliruarit e Zotit”, dhe ti do të quhesh “E kërkuara”, “Qyteti i pabraktisur””.

< Isaia 62 >