< Deuteronomul 31 >

1 Şi Moise a mers şi a vorbit aceste cuvinte către tot Israelul.
Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe këto fjalë tërë Izraelit,
2 Şi le-a spus: Eu astăzi sunt în vârstă de o sută douăzeci de ani; nu mai pot ieşi şi intra, de asemenea DOMNUL mi-a spus: Tu nu vei trece Iordanul acesta.
dhe u tha banorëve të tij: “Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: “Ti nuk do ta kalosh Jordanin”.
3 DOMNUL Dumnezeul tău, el va trece înaintea ta şi va nimici naţiunile acestea dinaintea ta şi le vei stăpâni, şi Iosua, el va trece înaintea ta, precum a spus DOMNUL.
Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t’i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.
4 Şi DOMNUL le va face precum a făcut lui Sihon şi lui Og, împăraţii amoriţilor şi ţării lor, pe care i-a nimicit.
Dhe Zoti do t’u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.
5 Şi DOMNUL îi va da înaintea voastră, să le faceţi conform cu toate poruncile pe care vi le-am poruncit.
Zoti do t’i kalojë në pushtetin tuaj dhe ju do t’i trajtoni sipas të gjitha urdhërave që ju kam dhënë.
6 Fiţi tari şi curajoşi, nu vă temeţi, nici nu vă îngroziţi înaintea lor, pentru că DOMNUL Dumnezeul tău, el este cel care merge cu tine; el nu te va lăsa, nici nu te va părăsi.
Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur”.
7 Şi Moise l-a chemat pe Iosua şi i-a spus înaintea ochilor întregului Israel: Fii tare şi curajos, pentru că tu trebuie să intri cu poporul acesta în ţara pe care DOMNUL a jurat-o părinţilor lor că le-o dă; şi tu îi vei face să o moştenească.
Pastaj Moisiu thirri Jozueun dhe i tha në prani të të gjithë Izraelit: “Qofsh i fortë dhe trim, sepse ti do të hysh bashkë me këtë popull në vendin që Zoti u betua t’u japë etërve të tyre, dhe ti do t’ua japësh atyre si trashëgimi
8 Şi DOMNUL, el este cel care merge înaintea ta; el va fi cu tine, el nu te va lăsa, nici nu te va părăsi, nu te teme, nici nu te descuraja.
Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”.
9 Şi Moise a scris legea aceasta şi a dat-o preoţilor, fiii lui Levi, care purtau chivotul legământului DOMNULUI, şi tuturor bătrânilor lui Israel.
Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
10 Şi Moise le-a poruncit, spunând: La sfârşitul fiecăror şapte ani, în solemnitatea anului iertării, la sărbătoarea corturilor,
Pastaj Moisiu i urdhëroi ata, duke thënë: “Në fund të çdo shtatë vjetve, në kohën e caktuar si vit i faljes, në festën e Kasolleve,
11 Când va veni tot Israelul să se arate înaintea DOMNULUI Dumnezeul tău în locul pe care îl va alege, să citeşti legea aceasta înaintea întregului Israel, în auzul lor.
kur tërë Izraeli do të vijë të paraqitet përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve.
12 Adună poporul împreună, pe bărbaţi şi pe femei şi pe copii şi pe străinul tău care este înăuntrul porţilor tale, ca să audă şi să înveţe şi să se teamă de DOMNUL Dumnezeul vostru şi să ia seama să împlinească toate cuvintele acestei legi,
Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,
13 Şi copiii lor, care nu au cunoscut nimic, să audă şi să înveţe să se teamă de DOMNUL Dumnezeul vostru, în toate zilele cât trăiţi în ţara în care treceţi Iordanul, ca să o stăpâniţi.
kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj, dhe të kenë frikë prej tij, për të gjithë kohën që do të jetoni në vendin që ju po hyni ta pushtoni, duke kaluar Jordanin”.
14 Şi DOMNUL i-a spus lui Moise: Iată, ţi se apropie zilele ca să mori; cheamă pe Iosua şi înfăţişaţi-vă, ca să îi dau poruncă. Şi Moise şi Iosua au mers şi s-au înfăţişat la tabernacolul întâlnirii.
Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Ja, dita e vdekjes sate po afrohet; thirr Jozueun dhe paraqituni në çadrën e mbledhjes me qëllim që të mund t’i jap urdhrat e mia”. Moisiu dhe Jozueu shkuan, pra, të paraqiten në çadrën e mbledhjes.
15 Şi DOMNUL s-a arătat în tabernacol, într-un stâlp de nor, şi stâlpul de nor stătea deasupra intrării tabernacolului.
Dhe Zoti u paraqit në çadër në një shtyllë reje; dhe shtylla e resë u ndal në hyrjen e çadrës.
16 Şi DOMNUL i-a spus lui Moise: Iată, tu vei adormi cu părinţii tăi şi poporul acesta se va ridica şi va curvi cu dumnezeii străinilor ţării în care intră să fie cu ei şi mă va părăsi şi va rupe legământul meu pe care l-am făcut cu ei.
Dhe Zoti i tha Moisiut: “Ja, ti do të shkosh të flesh bashkë me etërit e tu; dhe ky popull do të çohet dhe do të kurvërohet duke shkuar pas perëdive të huaja të vendit në mes të të cilit po shkon; dhe do të më braktisë mua dhe do të shkelë besëlidhjen që kam lidhur me të.
17 Atunci furia mea se va aprinde împotriva lor în ziua aceea şi îi voi părăsi şi îmi voi ascunde faţa de ei şi ei vor fi mâncaţi şi li se vor întâmpla multe rele şi tulburări, astfel încât vor spune în ziua aceea: Nu au venit aceste rele peste noi pentru că Dumnezeul nostru nu este în mijlocul nostru?
Dhe atë ditë zemërimi im do të ndizet kundër tyre; unë do t’i braktis dhe do t’u fsheh fytyrën time, dhe do të përpihen. Shumë të këqia dhe fatkeqësi do t’u bien përsipër; dhe atë ditë ata do të thonë: “Këto të këqia na kanë zënë ndofta sepse Perëndia ynë nuk është në mes nesh?”.
18 Şi îmi voi ascunde într-adevăr faţa în ziua aceea, pentru toate relele pe care le-au lucrat, pentru că s-au întors spre alţi dumnezei.
Atë ditë unë do ta fsheh me siguri fytyrën time për shkak të tërë të këqiave që ata kanë bërë, duke iu drejtuar perëndive të tjera.
19 Şi acum scrieţi această cântare pentru voi, învaţă-i pe copiii lui Israel să o cânte, pune-o în gurile lor, ca această cântare să îmi servească de mărturie împotriva copiilor lui Israel.
Tani shkruajeni për ju këtë kantik dhe mësojuani bijve të Izraelit; vëreni në gojën e tyre, me qëllim që ky kantik të më shërbejë si dëshmi kundër bijve të Izraelit.
20 Pentru că îi voi duce în ţara pe care am jurat-o părinţilor lor, în care curge lapte şi miere şi vor mânca şi se vor sătura şi se vor îngrăşa; atunci se vor întoarce spre alţi dumnezei şi le vor servi şi mă vor provoca şi vor rupe legământul meu.
Kur t’i kem futur në vendin, që u premtova etërve të tyre me betim, aty ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, dhe ata të kenë ngrënë, të jenë ngopur dhe të kenë vënë dhjamë, atëherë do t’u drejtohen perëndive të tjera për t’i shërbyer, dhe do të përçmojnë dhe do të shkelin besëlidhjen time.
21 Şi va fi, când li se vor întâmpla multe rele şi tulburări, că această cântare va mărturisi împotriva lor ca o mărturie, pentru că nu va fi uitată din gura seminţei lor, pentru că eu cunosc imaginaţia după care merg, chiar acum, înainte să îi fi adus în ţara pe care eu le-am jurat-o.
Atëherë do të ndodhë që kur shumë të këqia dhe fatkeqësi do t’u kenë zënë, ky himn fetar do të dëshmojë kundër tyre, sepse ai nuk do të harrohet dhe do të mbetet mbi buzët e pasardhësve të tyre; unë njoh në fakt qëllimet e tyre, edhe para se t’i kem futur në vendin që u kam premtuar me betim”.
22 Şi Moise a scris această cântare în aceeaşi zi şi a învăţat pe copiii lui Israel să o cânte.
Kështu Moisiu e shkrojti atë ditë këtë kantik dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
23 Şi i-a poruncit lui Iosua, fiul lui Nun, spunând: Fii tare şi curajos, pentru că tu vei duce pe copiii lui Israel în ţara pe care le-am jurat-o, iar eu voi fi cu tine.
Pastaj i dha urdhërat e tij Jozueut, birit të Nunit dhe i tha: “Të jesh i fortë dhe trim, sepse ti do t’i futësh bijtë e Izraelit në vendin që u kam premtuar me betim; dhe unë do të jem me ty”.
24 Şi s-a întâmplat, după ce a terminat Moise de scris cuvintele legii acesteia într-o carte, până la sfârşitul lor,
Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji,
25 Că Moise a poruncit leviţilor care purtau chivotul legământului DOMNULUI, spunând:
u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:
26 Luaţi cartea aceasta a legii şi puneţi-o alături de chivotul legământului DOMNULUI Dumnezeul vostru, ca să fie acolo ca mărturie împotriva ta.
“Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje;
27 Pentru că eu cunosc răzvrătirea ta şi gâtul tău înţepenit, iată, încă fiind eu viu cu voi, astăzi, v-aţi răzvrătit împotriva DOMNULUI şi cu cât mai mult după moartea mea?
sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime!
28 Adunaţi la mine pe toţi bătrânii triburilor voastre şi pe administratorii voştri, ca să vorbesc în urechile lor cuvintele acestea şi să chem cerul şi pământul ca mărturie împotriva lor.
Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën.
29 Pentru că ştiu că după moartea mea vă veţi corupe de tot şi vă veţi abate de la calea pe care v-am poruncit-o; şi vi se va întâmpla răul în zilele de pe urmă, pentru că veţi face ce este rău înaintea ochilor DOMNULUI, ca să îl provocaţi la furie prin lucrarea mâinilor voastre.
Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja”.
30 Şi Moise a vorbit în urechile întregii adunări a lui Israel cuvintele cântării acesteia, până la sfârşitul lor.
Kështu Moisiu, në veshët e të gjithë asamblesë së Izraelit, shqiptoi fjalët e këtij kantiku deri në fund.

< Deuteronomul 31 >