< Sofonias 1 >

1 Palavra do Senhor, feita a Sofonias, filho de Cushi, filho de Gedalia, filho de Amaria, filho de Hizekia, nos dias de Josia, filho de Amon, rei de Judah.
Fjala e Zotit që iu drejtua Sofonias, birit të Kushit, bir i Gedaliahut, bir i Amariahut, bir i Ezekias, në ditët e Josias, birit të Amonit, mbret i Judës.
2 Eu indubitavelmente hei de arrebatar tudo de sobre a face da terra, diz o Senhor.
“Unë do të zhduk krejt çdo gjë nga faqja e dheut”, thotë Zoti.
3 Arrebatarei os homens e os animaes, arrebatarei as aves do céu, e os peixes do mar, e os tropeços com os impios; e exterminarei os homens de cima da terra, disse o Senhor.
“Do të zhduk njerëz dhe kafshë, do të zhduk zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, shkaqet e mëkatit së bashku me të pabesët dhe do të shfaros njeriun nga faqja e dheut”, thotë Zoti.
4 E estenderei a minha mão contra Judah, e contra todos os habitantes de Jerusalem, e exterminarei d'este logar o resto de Baal, e o nome dos chemarins com os sacerdotes;
“Do të shtrij dorën time kundër Judës dhe kundër të gjithë banorëve të Jeruzalemit dhe do të shfaros nga ky vend mbeturinat e Baalit, emrin e priftërinjve idhujtarë, bashkë me priftërinjtë,
5 E os que sobre os telhados se encurvam ao exercito do céu; e os que se inclinam jurando pelo Senhor, e juram por Malcam;
ata të cilët bien përmbys mbi tarraca përpara ushtrisë së qiellit, ata që bien përmbys duke iu betuar Zotit, por duke iu betuar edhe Malkamit,
6 E os que se desviam de andar em seguimento do Senhor, e os que não buscam ao Senhor, nem perguntam por elle.
ata që largohen nga Zoti dhe ata që nuk e kërkojnë Zotin dhe nuk e konsultojnë.
7 Cala-te diante do Senhor Jehovah, porque o dia do Senhor está perto, porque o Senhor apparelhou o sacrificio, e sanctificou os seus convidados.
Rri në heshtje para Zotit, Zotit, sepse dita e Zotit është e afërt, sepse Zoti ka përgatitur një flijim, ka shenjtëruar të ftuarit e tij.
8 E ha de ser que, no dia do sacrificio do Senhor, hei de fazer visitação sobre os principes, e sobre os filhos do rei, e sobre todos os que se vestem de vestidura estranha.
Ditën e flijimit të Zotit do të ndodhë që unë do të ndëshkoj princat, bijtë e mbretit dhe tërë ata që mbajnë veshje të huajsh.
9 Farei tambem visitação n'aquelle dia sobre todo aquelle que salta sobre o umbral, que enche de violencia e engano a casa dos senhores d'elles.
Po atë ditë do të ndëshkoj tërë ata që hidhen mbi prag, që mbushin me dhunë dhe mashtrim shtëpitë e zotërve të tyre.
10 E n'aquelle dia, diz o Senhor, haverá uma voz de clamor desde a porta do pescado, e um uivo desde a segunda parte, e grande quebranto desde os outeiros.
Atë ditë”, thotë Zoti, “do të ngrihet një britmë nga porta e peshqve, një klithmë nga lagja e dytë dhe një zhurmë e madhe nga kodrat.
11 Uivae vós, moradores do valle, porque todo o povo que mercava está arruinado, todos os carregados de dinheiro são destruidos.
Ulërini, o banorë të Makteshit, sepse tërë populli i tregtarëve është asgjësuar, tërë ata të ngarkuar me para janë shfarosur.
12 E ha de ser que, n'aquelle tempo, esquadrinharei a Jerusalem com lanternas, e farei visitação sobre os homens que estão assentados sobre as suas fezes, que dizem no seu coração: O Senhor não faz bem nem faz mal.
Në atë kohë do të ndodhë që unë do të kontrolloj Jeruzalemin me llampa dhe do të ndëshkoj njerëzit që, duke qëndruar në llumin e tyre, thonë në zemër të tyre: “Zoti nuk bën as të mirë as të keq”.
13 Por isso será saqueada a sua fazenda, e assoladas as suas casas: e edificarão casas, mas não habitarão n'ellas, e plantarão vinhas, mas não lhes beberão o seu vinho.
Prandaj pasuritë e tyre do të bëhen plaçkë lufte dhe shtëpitë e tyre do të shkretohen. Do të ndërtojnë shtëpi, do të mbjellin vreshta, por nuk do pinë verën e tyre”.
14 O grande dia do Senhor está perto, perto está, e se apressa muito, a voz do dia do Senhor: amargosamente clamará ali o valente.
Dita e Zotit është e afërt, është e afërt dhe po vjen me shpejtësi të madhe. Zhurma e ditës së Zotit është e hidhur; atëherë njeriu trim do të këlthasë fort.
15 Aquelle dia será um dia de indignação, dia de angustia e de ancia, dia de alvoroço e de assolação, dia de trevas e de escuridão, dia de nuvens e de densas trevas
Ajo ditë është një ditë zemërimi, një ditë mjerimi dhe ankthi, një ditë shkatërrimi dhe shkretie, një ditë terri dhe mjegulle, një ditë resh dhe errësire të thellë,
16 Dia de buzina e de alarido contra as cidades fortes e contra as torres altas.
një ditë zhurmimi të borisë dhe alarmi kundër qyteteve të fortifikuara dhe kullave të larta.
17 E angustiarei os homens, que andarão como cegos, porque peccaram contra o Senhor; e o seu sangue se derramará como pó, e a sua carne será como esterco.
Unë do të sjell fatkeqësinë mbi njerëzit dhe ata do të ecin si të verbër, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit; gjaku i tyre do të shpërndahet si pluhur dhe mishi i tyre si jashtëqitje.
18 Nem a sua prata nem o seu oiro os poderá livrar no dia do furor do Senhor, mas pelo fogo do seu zelo toda esta terra será consumida, porque certamente fará de todos os moradores d'esta terra uma destruição total e apressada.
As argjendi i tyre as ari i tyre nuk do të mund t’i çlirojnë ditën e zemërimit të Zotit; përkundrazi tërë vendi do të gllabërohet nga zjarri i xhelozisë së tij, sepse ai do të kryejë me siguri një shkatërrim të plotë të të gjithë banorëve të vendit.

< Sofonias 1 >