< Aggæi Prophetæ 2 >

1 in septimo mense vicesima et prima mensis factum est verbum Domini in manu Aggei prophetae dicens
Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
2 loquere ad Zorobabel filium Salathihel ducem Iuda et ad Iesum filium Iosedech sacerdotem magnum et ad reliquos populi dicens
“Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:
3 quis in vobis est derelictus qui vidit domum istam in gloria sua prima et quid vos videtis hanc nunc numquid non ita est quasi non sit in oculis vestris
“Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?
4 et nunc confortare Zorobabel dicit Dominus et confortare Iesu fili Iosedech sacerdos magne et confortare omnis popule terrae dicit Dominus exercituum et facite quoniam ego vobiscum sum dicit Dominus exercituum
Dhe tani ji i fortë, Zorobabel”, thotë Zoti, “ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit”, thotë Zoti, “dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju”, thotë Zoti i ushtrive,
5 verbum quod placui vobiscum cum egrederemini de terra Aegypti et spiritus meus erit in medio vestrum nolite timere
“sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë”.
6 quia haec dicit Dominus exercituum adhuc unum modicum est et ego commovebo caelum et terram et mare et aridam
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “Edhe një herë, pas pak, unë do t’i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;
7 et movebo omnes gentes et veniet desideratus cunctis gentibus et implebo domum istam gloria dicit Dominus exercituum
do t’i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi”, thotë Zoti i ushtrive.
8 meum est argentum et meum est aurum dicit Dominus exercituum
“Argjendi është imi, ari është imi”, thotë Zoti i ushtrive.
9 magna erit gloria domus istius novissimae plus quam primae dicit Dominus exercituum et in loco isto dabo pacem dicit Dominus exercituum
“Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit”, thotë Zoti i ushtrive; “dhe në këtë vend unë do të sjell paqen””, thotë Zoti i ushtrive.
10 in vicesima et quarta noni mensis in anno secundo Darii factum est verbum Domini ad Aggeum prophetam dicens
Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
11 haec dicit Dominus exercituum interroga sacerdotes legem dicens
“Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:
12 si tulerit homo carnem sanctificatam in ora vestimenti sui et tetigerit de summitate eius panem aut pulmentum aut vinum aut oleum aut omnem cibum numquid sanctificabitur respondentes autem sacerdotes dixerunt non
“Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?””. Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: “Jo!”.
13 et dixit Aggeus si tetigerit pollutus in anima ex omnibus his numquid contaminabitur et responderunt sacerdotes et dixerunt contaminabitur
Atëherë Hagai u tha atyre: “Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?”. Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: “Po, ajo do të bëhet e papastër”.
14 et respondit Aggeus et dixit sic populus iste et sic gens ista ante faciem meam dicit Dominus et sic omne opus manuum eorum et omnia quae obtulerint ibi contaminata erunt
Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: “Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje”, thotë Zoti, “dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.
15 et nunc ponite corda vestra a die hac et supra antequam poneretur lapis super lapidem in templo Domini
Tani mendohuni mirë që sot e tutje, para se të vendoset guri mbi gur në tempullin e Zotit.
16 cum accederetis ad acervum viginti modiorum et fierent decem intraretis ad torcular ut exprimeretis quinquaginta lagoenas et fiebant viginti
Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.
17 percussi vos vento urente et aurugine et grandine omnia opera manuum vestrarum et non fuit in vobis qui reverteretur ad me dicit Dominus
Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
18 ponite corda vestra ex die ista et in futurum a die vicesima et quarta noni mensis a die qua fundamenta iacta sunt templi Domini ponite super cor vestrum
“Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:
19 numquid iam semen in germine est et adhuc vinea et ficus et malogranatum et lignum olivae non floruit ex die ista benedicam
a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t’ju bekoj”.
20 et factum est verbum Domini secundo ad Aggeum in vicesima et quarta mensis dicens
Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:
21 loquere ad Zorobabel ducem Iuda dicens ego movebo caelum pariter et terram
“Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: “Unë do t’i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,
22 et subvertam solium regnorum et conteram fortitudinem regni gentium et subvertam quadrigam et ascensorem eius et descendent equi et ascensores eorum vir in gladio fratris sui
do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.
23 in die illo dicit Dominus exercituum adsumam te Zorobabel fili Salathihel serve meus dicit Dominus et ponam te quasi signaculum quia te elegi dicit Dominus exercituum
Atë ditë”, thotë Zoti i ushtrive, “unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im”, thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur””, thotë Zoti i ushtrive.

< Aggæi Prophetæ 2 >