< 창세기 5 >

1 아담 자손의 계보가 이러하니라 하나님이 사람을 창조하실 때에 하나님의 형상대로 지으시되
Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
2 남자와 여자를 창조하셨고 그들이 창조되던 날에 하나님이 그들에게 복을 주시고 그들의 이름을 사람이라 일컬으셨더라
Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.
3 아담이 일백 삼십세에 자기 모양 곧 자기 형상과 같은 아들을 낳아 이름을 셋이라 하였고
Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
4 아담이 셋을 낳은 후 팔백년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
5 그가 구백 삼십세를 향수하고 죽었더라
Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
6 셋은 일백 오세에 에노스를 낳았고
Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.
7 에노스를 낳은 후 팔백 칠년을 지내며 자녀를 낳았으며
Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
8 그가 구백 십이세를 향수하고 죽었더라
Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
9 에노스는 구십세에 게난을 낳았고
Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
10 게난을 낳은 후 팔백 십 오년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
11 그가 구백 오세를 향수하고 죽었더라
Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
12 게난은 칠십세에 마할랄렐을 낳았고
Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
13 마할랄렐을 낳은 후 팔백 사십년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
14 그가 구백 십세를 향수하고 죽었더라
Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
15 마할랄렐은 육십 오세에 야렛을 낳았고
Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
16 야렛을 낳은 후 팔백 삼십년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
17 그가 팔백 구십 오세를 향수하고 죽었더라
Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
18 야렛은 일백 육십 이세에 에녹을 낳았고
Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.
19 에녹을 낳은 후 팔백년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.
20 그가 구백 육십 이세를 향수하고 죽었더라
Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
21 에녹은 육십 오세에 므두셀라를 낳았고
Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.
22 므두셀라를 낳은 후 삼백년을 하나님과 동행하며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
23 그가 삼백 육십 오세를 향수하였더라
Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
24 에녹이 하나님과 동행하더니 하나님이 그를 데려 가시므로 세상에 있지 아니하였더라
Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.
25 므두셀라는 일백 팔십 칠세에 라멕을 낳았고
Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
26 라멕을 낳은 후 칠백 팔십 이년을 지내며 자녀를 낳았으며
Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
27 그는 구백 육십 구세를 향수하고 죽었더라
Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
28 라멕은 일백 팔십 이세에 아들을 낳고
Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;
29 이름을 노아라 하여 가로되 `여호와께서 땅을 저주하시므로 수고로이 일하는 우리를 이 아들이 안위하리라' 하였더라
dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: “Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar”.
30 라멕이 노아를 낳은 후 오백 구십 오년을 지내며 자녀를 낳았으며
Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.
31 그는 칠백 칠십 칠세를 향수하고 죽었더라
Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.
32 노아가 오백세 된 후에 셈과, 함과, 야벳을 낳았더라
Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

< 창세기 5 >