< 1 Samuele 18 >

1 Come Davide ebbe finito di parlare con Saul, l’anima di Gionathan rimase così legata all’anima di lui, che Gionathan l’amò come l’anima sua.
Kur mbaroi së foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.
2 Da quel giorno Saul lo tenne presso di sé e non permise più ch’ei se ne tornasse a casa di suo padre.
Po atë ditë Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi të kthehet në shtëpinë e atit të tij.
3 E Gionathan fece alleanza con Davide, perché lo amava come l’anima propria.
Kështu Jonathani lidhi një besölidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.
4 Quindi Gionathan si tolse di dosso il mantello, e lo diede a Davide; e così fece delle sue vesti, fino alla sua spada, al suo arco e alla sua cintura.
Pastaj Jonathani hoqi mantelin që kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpatën, harkun dhe brezin e tij.
5 E Davide andava e riusciva bene dovunque Saul lo mandava: Saul lo mise a capo della gente di guerra, ed egli era gradito a tutto il popolo, anche ai servi di Saul.
Davidi shkonte kudo që Sauli e dërgonte dhe dilte me sukses. Kështu Sauli e vuri në krye të luftëtarëve dhe shihej me sy të mirë nga gjithë populli, madje edhe nga shërbëtorët e Saulit.
6 Or all’arrivo dell’esercito, quando Davide, ucciso il Filisteo, facea ritorno, le donne uscirono da tutte le città d’Israele incontro al re Saul, cantando e danzando al suon de’ timpani e de’ triangoli, e alzando grida di gioia;
Gjatë kthimit të tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, gratë e të gjitha qyteteve të Izraelit i dolën para mbretit Saul, duke kënduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje gëzimi dhe me vegla muzikore.
7 e le donne, danzando, si rispondevano a vicenda e dicevano: Saul ha ucciso i suoi mille, e Davide i suoi diecimila.
Kështu gratë u përgjigjeshin njera tjetrës duke kënduar, dhe thoshnin: “Sauli vrau mijëshn e tij dhe Davidi dhjetëmijëshn e tij.
8 Saul n’ebbe sdegno fortissimo; quelle parole gli dispiacquero, e disse: “Ne dànno diecimila a Davide, e a me non ne dan che mille! Non gli manca più che il regno!”
Kjo gjë e pezmatoi shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen; ai tha: “Davidit i njohin dhjetë mijë dhe mua vetëm një mijë. Tani nuk i mungon veçse mbretëria!”.
9 E Saul, da quel giorno in poi, guardò Davide di mal occhio.
Kështu nga ajo ditë Sauli e shikoi me zili Davidin.
10 Il giorno dopo, un cattivo spirito, suscitato da Dio, s’impossessò di Saul che era come fuori di sé in mezzo alla casa, mentre Davide sonava l’arpa, come solea fare tutti i giorni. Saul aveva in mano la sua lancia;
Të nesërmen një frym i keq nga ana e Perëndisë e zotëroi Saulin që sillej si një i marrë në mes të shtëpisë, kurse Davidi i binte harpës me dorën e tij si ditët e tjera dhe Sauli mbante në dorë shtizën.
11 e la scagliò, dicendo: “Inchioderò Davide al muro!” Ma Davide schivò il colpo per due volte.
Kështu Sauli e vërtiti shtizën, duke thënë: “Do ta gozhdoj Davidin në mur!”. Por Davidi iu shmang goditjes dy herë.
12 Saul avea paura di Davide, perché l’Eterno era con lui e s’era ritirato da Saul;
Sauli kishte frikë nga Davidi, sepse Zoti ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin.
13 perciò Saul lo allontanò da sé, e lo fece capitano di mille uomini; ed egli andava e veniva alla testa del popolo.
Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e bëri komandant të një mijë njerëzve; dhe ai shkonte e vinte në krye të popullit.
14 Or Davide riusciva bene in tutte le sue imprese, e l’Eterno era con lui.
Davidit i shkonin mbarë të gjitha veprat, dhe Zoti ishte me të.
15 E quando Saul vide ch’egli riusciva splendidamente, cominciò ad aver timore di lui;
Sauli, duke parë që atij i shkonte shumë mbarë çdo gjë, kishte frikë prej tij;
16 ma tutto Israele e Giuda amavano Davide, perché andava e veniva alla loro testa.
por tërë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte në krye të tyre.
17 Saul disse a Davide: “Ecco Merab, la mia figliuola maggiore; io te la darò per moglie; solo siimi valente, e combatti le battaglie dell’Eterno”. Or Saul diceva tra sé: “Non sia la mia mano che lo colpisca, ma sia la mano de’ Filistei”.
Pastaj Sauli i tha Davidit: “Ja Merabi, bija ime më e madhe; do të ta jap për grua; u bëfsh për mua një bir trim dhe març pjesë në betejat e Zotit”. Sauli mendonte kështu: “Të mos jetë dora ime ta godasë, por dora e Filisejve”.
18 Ma Davide rispose a Saul: “Chi son io, che è la vita mia, e che è la famiglia di mio padre in Israele, ch’io abbia ad essere genero del re?”
Por Davidi iu përgjegj Saulit: “Kush jam unë dhe çfarë është jeta ime dhe familja e atit tim në Izrael, që unë të bëhem dhëndri i mbretit?”.
19 Or avvenne che, quando Merab figliuola di Saul doveva esser data a Davide, fu invece sposata ad Adriel di Mehola.
Kur erdhi çasti për t’ia dhënë Davidit Merabin, bijën e Saulit, atë ia dhanë për grua Meholathitit Adriel.
20 Ma Mical, figliuola di Saul, amava Davide; lo riferirono a Saul, e la cosa gli piacque.
Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; këtë ia njoftuan Saulit dhe kjo gjë i pëlqeu.
21 E Saul disse: “Gliela darò, perché sia per lui un’insidia ed egli cada sotto la mano de’ Filistei”. Saul dunque disse a Davide: “Oggi, per la seconda volta, tu puoi diventar mio genero”.
Kështu Sauli mendoi: “Do t’ia jap, në mënyrë që ky të jetë një lak për të dhe ai të bjerë në duart e Filistejve”.
22 Poi Saul diede quest’ordine ai suoi servitori: “Parlate in confidenza a Davide, e ditegli: Ecco, tu sei in grazia del re, e tutti i suoi servi ti amano, diventa dunque genero del re”.
Pas kësaj Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: “Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: “Ja, mbreti ështëi kënaqur nga ti dhe të gjithë shërbëtorët e tij të duan, prandaj bëhu dhëndri i mbretit”.
23 I servi di Saul ridissero queste parole a Davide. Ma Davide replicò: “Sembra a voi cosa lieve il diventar genero del re? E io son povero e di basso stato”.
Shërbëtorët e Saulit ia çuan këto fjalë Davidit. Por Davidi u përgjegj: “Ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit? Unë jam një njeri i varfër dhe nga shtresë e ulët”.
24 I servi riferirono a Saul: “Davide ha risposto così e così”.
Shërbëtorët i njoftuan Saulit: “Davidi u përgjegj në këtë mënyrë”.
25 E Saul disse: “Dite così a Davide: Il re non domanda dote; ma domanda cento prepuzi di Filistei, per trar vendetta de’ suoi nemici”. Or Saul aveva in animo di far cader Davide nelle mani de’ Filistei.
Atëherë Sauli tha: “Do t’i thoni kështu Davidit: “Mbreti nuk dëshëron asnjë prikë, por njëqind lafsha të Filisejve për t’u hakmarrë me armiqtë e mbretit””. Sauli kurdiste komplote për të shkaktuar vdekjen e Davidit me anë të Filistejve.
26 I servitori dunque riferirono quelle parole a Davide, e a Davide piacque di diventar in tal modo genero del re. E prima del termine fissato,
Kur shërbëtorët i njoftuan Davidit këto fjalë, Davidit iu duk gjë e mirë të bëhej dhëndër i mbretit. Ditët e caktuara nuk kishin kaluar akoma,
27 Davide si levò, partì con la sua gente, uccise duecento uomini de’ Filistei, portò i loro prepuzi e ne consegnò il numero preciso al re, per diventar suo genero.
kur Davidi u ngrit dhe iku me njerëzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejtë. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dorëzoi mbretit këtë sasi të saktë për t’u bërë dhëndër i tij. Atëherë Sauli i dha të bijën Mikal për grua.
28 E Saul gli diede per moglie Mical, sua figliuola. E Saul vide e riconobbe che l’Eterno era con Davide; e Mical, figliuola di Saul, l’amava.
Kështu Sauli e pa dhe e kuptoi që Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.
29 E Saul continuò più che mai a temer Davide, e gli fu sempre nemico.
Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi.
30 Or i principi de’ Filistei uscivano a combattere; e ogni volta che uscivano, Davide riusciva meglio di tutti i servi di Saul, in guisa che il suo nome divenne molto famoso.
Pastaj princat e Filistejve dolën për të luftuar por, sa herë që dilnin, Davidi ia dilte më mirë se të gjithë shërbëtorët e Saulit; kështu emri i tij u bë shumë i famshëm.

< 1 Samuele 18 >