< Juges 8 >

1 Les gens d’Ephraïm dirent à Gédéon: "Pourquoi as-tu agi ainsi à notre égard, de ne pas nous appeler quand tu es allé faire la guerre à Madian!" Et ils disputèrent violemment avec Gédéon.
Burrat e Efraimit i thanë Gedeonit: “Pse je sjellë në këtë mënyrë me ne, duke mos na thirrur kur shkove të luftosh kundër Madianit?”. Dhe patën një grindje të ashpër me të.
2 Mais il leur répondit: "Qu’est-ce que mes exploits en comparaison du vôtre! Certes, le grappillage d’Ephraïm vaut mieux que toute la vendange d’Abiézer!
Ai iu përgjegj atyre: “Por çfarë kam bërë unë kundër jush? Qëmtimi i Efraimit nuk vlen vallë më tepër se sjellja e Abiezerit?
3 Dieu a fait tomber en vos mains les princes de Madian, Oreb et Zeêb; qu’ai-je pu faire d’aussi beau?" Ce discours désarma leur colère.
Perëndia ju dha në dorë princat e Madianit, Orebin dhe Zeebin; çfarë mund të bëja për ju?”. Kur tha këto fjalë, zemërimi i tyre kundër tij u fashit.
4 Or, Gédéon atteignit le Jourdain et le traversa avec les trois cents hommes qui l’accompagnaient, fatigués à poursuivre l’ennemi;
Gedeoni arriti pastaj në Jordan dhe e kaloi atë me të treqind burrat që ishin me të; megjthëse të lodhur ata vazhdonin ta ndiqnin armikun.
5 et il dit aux gens de Souccot: "Donnez donc quelques pains à cette troupe qui me suit; car ils sont harassés, et je poursuis avec eux Zébah et Çalmounna, rois de Madian."
Atyre të Sukothit u tha: “Ju lutem, u jepni bukë njerëzve që më vijnë pas, sepse janë të lodhur, dhe unë jam duke ndjekur Zebahun dhe Tsalmunain, mbretër të Madianit”.
6 Les principaux de Souccot répondirent: "Tiens-tu déjà le poignet de Zébah et Çalmounna dans ta main, pour que nous donnions du pain à ton armée?"
Por krerët e Sukothit u përgjegjën: “Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t’i japim bukë ushtrisë tënde?”.
7 "Puisque c’est ainsi, dit Gédéon, quand l’Eternel m’aura livré Zébah et Çalmounna, je battrai votre chair avec les épines et les ronces du désert."
Atëherë Gedeoni tha: “Për këtë, kur Zoti të më japë në dorë Zebahun dhe Tsalmunain, do të copëtoj trupin tuaj me gjembat dhe me ferrat e shkretëtirës.
8 De là il monta à Penouel et fit semblable demande aux habitants, qui lui répondirent comme avaient fait ceux de Souccot.
Që andej shkoi në Penuel dhe u foli në të njëjtën mënyrë banorëve të tij; burrat e Penuelit iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë si ata të Sukothit.
9 Et il menaça à leur tour les gens de Penouel en disant: "Quand je reviendrai vainqueur, je démolirai cette tour!"
Kështu ai u foli edhe burrave të Penuelit, duke u thënë: “Kur të kthehem në paqe, do të rrëzoj këtë kala”.
10 Zébah et Çalmounna étaient alors à Karkor avec leurs troupes, comptant environ quinze mille hommes, tout ce qui restait de la grande armée des Orientaux: cent vingt mille guerriers avaient péri.
Zebahu dhe Tsalmunai ndodheshin në Karkor me gjithë ushtrinë e tyre prej rreth pesëmbëdhjetë mijë burrash, ajo që mbetej nga tërë ushtria e bijve të lindjes, sepse njëqind e njëzet mijë njerëz që mbanin shpatë i kishin vrarë.
11 Gédéon s’y achemina par la route des nomades, à l’orient de Nobah et de Yogbeha, et il attaqua le camp, qui était plein de sécurité.
Gedeoni shkoi nëpër rrugët e atyre që banonin në çadra, në lindje të Nobahut dhe të Jogbehahut, dhe mundi ushtrinë që e pandehte veten në siguri.
12 Zébah et Çalmounna s’enfuirent; il les poursuivit, s’empara de ces deux rois de Madian, et mit toute l’armée en déroute.
Dhe Zebahu dhe Tsalmunai ikën me vrap; por ai i ndoqi dhe i zuri të dy mbretërit e Madianit, Zebahun dhe Tsalmunain, dhe e shpartalloi tërë ushtrinë.
13 La guerre terminée, Gédéon, fils de Joas, revint par la montée de Hérès;
Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, u kthye në fushën e betejës nëpër të përpjetën e Heresit.
14 et il arrêta un jeune homme, habitant de Souccot, qu’il interrogea, et qui lui écrivit les noms des notables et anciens de Souccot, au nombre de soixante-dix-sept hommes.
Kapi një të ri nga njerëzit e Sukothit dhe e mori në pyetje, dhe ky i dha me shkrim emrat e krerëve dhe të pleqve të Sukothit, gjithsej shtatëdhjetë e shtatë burra.
15 Il alla trouver les gens de Souccot et leur dit: "Les voilà, ce Zébah et ce Çalmounna dont vous me disiez insolemment: Tiens-tu déjà leur poignet dans ta main, pour que nous donnions du pain à ta troupe fatiguée?"
Pastaj shkoi te njerëzit e Sukothit dhe tha: “Ja, Zebahu dhe Tsalmunai, në lidhje me të cilët jeni tallur me mua, duke thënë: “Mos vallë Zebahu dhe Tsalmunai janë në dorën tënde, që ne të duhet t’u japim bukë njerëzve të tu të lodhur?””.
16 Alors il se saisit des anciens de la ville, et châtia ces habitants de Souccot avec les épines et les ronces du désert.
Mori pastaj pleqtë e qytetit dhe me gjembat dhe ferrat e shkretëtirës u dha një mësim burrave të Sukothit.
17 Il démolit aussi la tour de Penouel, et fit périr les habitants de la ville.
Rrëzoi gjithashtu kalanë e Penuelit dhe vrau njerëzit e qytetit.
18 Il dit alors à Zébah et à Çalmounna: "Qu’étaient ces hommes que vous avez tués à Thabor?" Ils répondirent: "Toi et eux, c’est tout un: ils avaient des mines de princes."
Pastaj u tha Zebahut dhe Tsalmunait: “Si ishin njerëzit që keni vrarë në Tabor?”. Ata u përgjigjën: “Ishin si ti; secili prej tyre kishte pamjen e birit të një mbreti”.
19 "C’Étaient mes frères, s’écria-t-il, les fils de ma mère! Par le Dieu vivant! si vous les aviez épargnés, je ne vous ferais pas mourir."
Ai vazhdoi: “Ishin vëllezërit e mi, bij të nënes sime; ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, po të mos i kishit vrarë, unë nuk do t’ju vrisja!”.
20 Et il dit à Yéther, son fils aîné: "Çà, tue-les!" Mais celui-ci ne dégaina point, car il n’osait, étant encore jeune.
Pastaj i tha Jetherit, birit të tij të parë: “Çohu dhe vriti!”. Por i riu nuk e nxori shpatën, sepse kishte frikë, ishte ende i ri.
21 Zébah et Çalmounna lui dirent: "Va, frappe-nous toi-même: tel homme, telle vigueur!" Et il tua Zébah et Çalmounna, et prit les croissants qui étaient au cou de leurs chameaux.
Atëherë Zebahu dhe Tsalmunai thanë: “Çohu ti vetë dhe na godit, sepse si të jetë burri ashtu është edhe forca e tij”. Kështu Gedeoni u ngrit dhe vrau Zebahun dhe Tsalmunain, dhe shtiu në dorë gjysmëhënat që devetë e tyre mbanin në qafë.
22 Les Israélites dirent à Gédéon: "Gouverne-nous, toi, puis ton fils, puis ton petit-fils, puisque tu nous as sauvés de la puissance de Madian."
Atëherë burrat e Izraelit i thanë Gedeonit: “Mbretëro mbi ne ti, biri yt dhe i biri i birit tënd, sepse na ke çliruar nga sundimi i Madianit”.
23 Gédéon leur répondit: "Ni moi ni mon fils ne vous gouvernerons: Dieu seul doit régner sur vous.
Por Gedeoni u përgjegj: “Unë nuk do të mbretëroj mbi ju, as edhe biri im!”.
24 Toutefois, ajouta Gédéon, je voudrais vous demander une chose: donnez-moi chacun les boucles prises aux ennemis." En effet, ceux-ci avaient des boucles d’or, étant Ismaélites.
Pastaj Gedeoni u tha: “Por dua t’ju kërkoj diçka: secili prej jush të më japë vathët e plaçkës së tij”. Ata kishin vathët prej ari sepse ishin Ismaelitë.
25 ils répondirent: "Volontiers nous les donnons." Et l’on étala un manteau et chacun y jeta les boucles de son butin.
Ata u përgjigjën: “Ne i japim me gjithë qejf”. Kështu ata shtrinë një mantel dhe secili hodhi vathët e plaçkës së tij.
26 Le poids de ces boucles d’or qu’il avait demandées fut de dix-sept cents sicles d’or, indépendamment des croissants, des pendants d’oreilles, des vêtements de pourpre que portaient les rois de Madian, et des colliers qui étaient au cou de leurs chameaux.
Pesha e vathëve prej ari që ai kishte kërkuar ishte njëmijë e shtatëqind sikla ari, përveç gjysmëhënëzave, varëseve dhe rrobave të purpurta që vishnin mbretërit e Madianit, përveç qaforeve që devetë e tyre mbanin në qafë.
27 Gédéon en fit un éphod, qu’il plaça dans sa ville natale, à Ofra. Mais Israël y vint en faire l’objet d’un culte impur, et ce fut un écueil pour Gédéon et pour sa famille.
Pastaj Gedeoni me to bëri një efod, dhe e vendosi në Ofrah, në qytetin e tij; tërë Izraeli shkoi atje dhe u kurvërua me të dhe kështu u shndërrua në një lak për Gedeonin dhe shtëpinë e tij.
28 Du reste, Madian demeura abaissé devant les Israélites, et ne releva plus la tête; et le pays fut en repos pendant quarante années, tant que vécut Gédéon.
Kështu Madiani u poshtërua përpara bijve të Izraelit dhe nuk ngriti më kokë; dhe vendi pati paqe dyzet vjet me radhë, gjatë gjithë jetës së Gedeonit.
29 Jérubbaal, fils de Joas, s’en alla donc demeurer chez lui.
Pastaj Jerubaali, bir i Joashit, u kthye të banojë në shtëpinë e tij.
30 Gédéon eut soixante-dix fils formant sa descendance, car il avait plusieurs femmes.
Gedeoni pati shtatëdhjetë fëmijë që dolën nga ijet e tij, sepse pati shumë gra.
31 Sa concubine, qui demeurait à Sichem, lui enfanta aussi un fils, à qui il donna le nom d’Abimélec.
Por konkubina e tij që banonte në Sikem, i lindi edhe ajo një djalë, të cilit i vuri emrin Abimelek.
32 Gédéon, fils de Joas, mourut dans une heureuse vieillesse, et fut enseveli dans le sépulcre de son père Joas, à Ofra, ville des Abiézrites.
Pastaj Gedeoni, bir i Joashit, vdiq në pleqëri të mbarë dhe u varros në varrin e Joashit, të atit të tij, në Ofrah të Abiezeritëve.
33 Après la mort de Gédéon, les Israélites se prostituèrent de nouveau au culte des Bealim, et adoptèrent pour dieu Baal-Berith,
Pas vdekjes së Gedeonit, bijtë e Izraelit filluan përsëri të kurvërohen përpara Baalit dhe zgjodhën Baal-Berithin si zot të tyre.
34 oubliant ainsi l’Eternel, leur Dieu, qui les avait soustraits au pouvoir de tous leurs ennemis d’alentour.
Bijtë e Izraelit nuk u kujtuan fare për Zotin, Perëndinë e tyre, që i kishte çliruar nga të gjithë armiqtë që i rrethonin,
35 Ils n’agirent pas non plus avec bienveillance envers la famille de Jérubbaal-Gédéon, pour tout le bien qu’il avait fait à Israël.
dhe nuk u treguan fare mirënjohës ndaj shtëpisë së Jerubaalit (domethënë të Gedeonit) për gjithë ato të mira që i kishte bërë Izraelit.

< Juges 8 >