< Jérémie 2 >

1 La parole de l’Eternel me fut adressée en ces termes:
Fjala e Zotit m’u drejtua akoma për të thënë:
2 "Va proclamer aux oreilles de Jérusalem ce qui suit: Ainsi parle l’Eternel: je te garde le souvenir de l’affection de ta jeunesse, de ton amour au temps de tes fiançailles, quand tu me suivais dans le désert, dans une région inculte.
“Shko dhe bërtit në veshët e Jeruzalemit, duke thënë: Kështu thotë Zoti: Unë të kujtoj ty, kujdesin e dhembshur të rinisë sate, dashurinë në kohën e fejesës sate, kur më ndiqje në shkretëtirë në një tokë të pa mbjellë.
3 lsraël est une chose sainte, appartenant à l’Eternel, les prémices de sa récolte: ceux qui en font leur nourriture sont en faute; il leur arrivera malheur," dit l’Eternel.
Izraeli i ishte shenjtëruar Zotit, prodhimet e para të korrjes së tij; tërë ata që i hanin bëheshin fajtorë dhe fatkeqësia binte mbi ta”, thotë Zoti.
4 Ecoutez la parole de l’Eternel, maison de Jacob, et vous toutes, familles de la maison d’Israël!
Dëgjoni fjalën e Zotit, o shtëpi e Jakobit, dhe ju të gjitha familjet e shtëpisë së Izraelit.
5 Voici ce que dit l’Eternel: "Quelle injustice vos pères avaient-ils découverte chez moi pour me fuir, pour s’attacher à des choses vaines et se complaire au néant?
Kështu thotë Zoti: “Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t’u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t’u bërë ata vetë kotësi?
6 Ils n’ont pas dit: Où est l’Eternel qui nous a fait monter du pays d’Egypte, qui nous a guidés à travers le désert, pays de solitude et de précipices, pays de sécheresse et d’ombres mortelles, pays où nul être humain n’avait passé, où nul fils d’Adam n’a séjourné?
As nuk kanë thënë: “Ku është Zoti që na nxori nga vendi i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër një vend të thatë dhe me gremina, në një vend të zhuritur dhe me hije të vdekjes, nëpër një vend ku asnjeri nuk kishte kaluar dhe ku asnjeri nuk kishte banuar?”.
7 Je vous avais amenés dans un pays de vergers pour jouir de ses fruits et de ses richesses; mais une fois arrivés, vous avez souillé mon pays, et de mon domaine vous avez fait un objet d’horreur.
Unë ju kam çuar në një vend pjellor që të hanit frytet e tij dhe të mirat e tij; por kur keni hyrë keni ndotur vendin tim dhe e keni bërë trashëgiminë time një gjë të neveritshme.
8 Les prêtres ne se sont pas demandé où est Dieu, les dépositaires de la Loi ne m’ont plus connu, les pasteurs me sont devenus infidèles, et les prophètes ont prophétisé au nom de Baal et suivi des êtres incapables de secourir.
Priftërinjtë nuk kanë thënë: “Ku është Zoti?”, ata që meren me ligjin nuk më njohën, barinjtë ngritën krye kundër meje, profetët profetizuan për Baalin dhe shkuan pas gjërave që nuk vlejnë asgjë.
9 Aussi ne cesserai-je de m’élever contre vous, dit l’Eternel, et encore contre vos descendants je m’élèverai.
Prandaj do t’ju padis akoma në gjyq”, thotë Zoti, “dhe do t’u bëj gjyq bijve të bijve tuaj.
10 Car passez aux îles des Kittéens et regardez! Envoyez à Kêdar et observez attentivement! Voyez si pareille chose est jamais arrivée,
Shkoni në ishujt e Kitimit dhe shikoni, dërgoni njerëz në Kedar dhe kqyrni mirë nëse ka ndodhur një gjë e tillë.
11 si un peuple a changé ses dieux (et encore ces dieux n’en sont pas! ) tandis que mon peuple a troqué sa gloire contre des objets sans valeur!
A ka ndryshuar ndonjë komb perënditë e tij, edhe pse ato nuk janë perëndi? Por populli im e ka ndërruar lavdinë e tij për diçka që nuk vlen asgjë.
12 Cieux, soyez stupéfaits de ceci, frissonnez, saisis d’une horreur profonde, dit l’Eternel.
Habituni, o qiej, me këtë; lebetituni dhe dëshpërohuni shumë”, thotë Zoti.
13 Car il est double, le méfait commis par mon peuple: ils m’ont abandonné, moi, la source d’eau vive, pour se creuser des citernes, des citernes crevassées, qui ne peuvent retenir les eaux.
“Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.
14 Israël est-il un esclave? Est-il, par sa naissance, voué à la servitude? Pourquoi donc est-il livré au pillage?
Izraeli a është vallë një skllav, o një skllav i lindur në shtëpi? Pse pra, u bë një pre?
15 Contre lui des lionceaux rugissent, poussent leurs cris; ils réduisent son pays en solitude, ses villes en cendres n’ont plus d’habitants.
Luanët e vegjël vrumbullojnë kundër tij, bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe e katandisin vendin e tij në një shkatërrim të plotë; qytetet e tij janë djegur dhe askush nuk banon më në to.
16 Jusqu’aux fils de Nof et de Tahpanhès qui te meurtrissent la tête.
Madje dhe banorët e Nofit dhe të Tahpanhesit të hanë kurorën që ke mbi kokë.
17 Ah! Ce qui t’arrive provient de ce que tu as délaissé l’Eternel, ton Dieu, au moment où il te servait de guide sur la route.
Mos vallë ti u bëre shkak që të të bjerë kjo mbi krye, sepse ke braktisur Zotin, Perëndinë tënd, ndërsa të udhëhiqte nëpër rrugë?
18 Et maintenant que te sert de prendre le chemin de l’Egypte pour boire l’eau du Nil? Et que te sert de prendre le chemin de l’Assyrie pour boire l’eau du fleuve?
Dhe tani pse ke marrë rrugën që të çon për në Egjipt, për të shkuar të pish ujërat e Shihorit? Ose pse ke marrë rrugën që të çon në Asiri, për të shkuar të pish ujërat e Lumit?
19 Puissent tes fautes te corriger et tes désordres te devenir une leçon! Réfléchis et considère que c’est chose mauvaise et amère d’abandonner l’Eternel, ton Dieu, et de cesser de me craindre, dit le Seigneur, le Dieu-Cebaot.
Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë”, thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
20 Car jadis j’avais brisé ton joug, rompu tes liens, et tu disais: "Je ne serai plus infidèle." Or, sur toute colline élevée, sous tout arbre verdoyant tu te comportes en courtisane.
“Sepse prej shumë kohe ke thyer zgjedhën tënde, ke prerë lidhjet e tua dhe ke thënë: “Nuk dua të shërbej më!”. Por mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të gjelbër ti je shtrirë si një prostitutë.
21 Et moi, je t’avais plantée comme une vigne de choix, d’une espèce tolite loyale; hélas! comme tu t’es changée pour moi en sarments d’une vigne bâtarde!
Megjithatë të kisha mbjellë si një vresht fisnik i tërë i cilësisë më të lartë; si ke ndryshuar, pra, ndaj meje në degë të degjeneruara vreshti të huaj?
22 Quand même tu te laverais avec le nitre et que tu userais en abondance de potasse, ton crime resterait ineffaçable devant moi, dit le Seigneur, l’Eternel.
Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje”, thotë Perëndia, Zoti.
23 Comment oses-tu dire: "Je ne suis point souillée, je n’ai pas suivi les Baal!" Regarde tes courses dans la vallée, songe à ce que tu as fait, ô chamelle légère, aux allures désordonnées!
“Si mund të thuash: “Nuk jam e ndotur, nuk u kam vajtur pas Baalëve”? Shiko rrugën që ke përshkuar në luginë, prano atë që ke bërë, deve e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj.
24 Anesse sauvage, habituée au désert, aspirant le vent dans la fougue de ses désirs, qui pourra refréner son ardeur? Ceux qui lia recherchent n’ont pas à se fatiguer, ils la trouvent dans le mois de ses amours?
Gomaricën e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që merr frymë në afshin e dëshirës së saj; kush mund ta përmbajë në stinën e dashurisë? Të gjithë ata që e kërkojnë nuk duhet të lodhen: do ta gjejnë në muajin e vet.
25 Ne te condamne donc pas à marcher pieds nus, que ton gosier ne souffre plus de la soif! Mais tu as dit: "A quoi bon? Non, j’aime les étrangers, c’est eux que je veux suivre."
Pengo që këmba jote të mbetet zbathur dhe që të të thahet gryka. Por ti ke thënë: “Eshtë e kotë. Jo! Unë i dua të huajt dhe dëshiroj të shkoj pas tyre”.
26 Comme est confus le voleur quand il est surpris, ainsi seront confus les gens d’Israël, eux, leurs rois, leurs princes, leur prêtres et leurs prophètes.
Ashtu si mbetet i hutuar vjedhësi kur kapet në flagrancë, kështu janë të hutuar ata të shtëpisë së Izraelit, ata vetë, mbreti i tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre,
27 Ils disent au bois: "Tu es mon père!" à la pierre: "C’Est toi qui m’as donné la vie!" Oui, ils m’ont présenté la nuque et non la face; puis, à l’heure de leur détresse, ils s’écrient: "Lève-toi et viens à notre secours!"
të cilët i thonë drurit: “Ti je ati im” dhe gurit: “Ti na ke dhënë jetën”. Po, ata më kanë kthyer kurrizin dhe jo fytyrën. Por në kohën e fatkeqësisë së tyre thonë: “Çohu dhe na shpëto!”.
28 Eh bien! Où sont-ils ces dieux que tu t’es fabriqués? Qu’ils se lèvent, s’ils sont capables de te prêter assistance dans les jours de détresse, puisque nombreux comme tes villes ont été tes dieux, ô Juda!
Po ku janë perënditë e tua që ti ke sajuar? Le të ngrihen po qe se mund të të shpëtojnë në kohën e fatkeqësisë sate. Sepse të shumtë si qytetet e tua janë perënditë e tua, o Judë.
29 Pourquoi me prenez-vous à partie? Tous, vous m’avez été infidèles, dit l’Eternel.
Pse grindeni me mua? Ju të gjithë keni ngritur krye kundër meje”, thotë Zoti.
30 C’Est en vain que j’ai frappé vos enfants: ils n’ont pas accepté de réprimande; votre glaive a dévoré vos prophètes, tel un lion exerce ses ravages.
“Më kot i kam goditur bijtë tuaj; nuk e pranuan korrigjimin. Shpata juaj i ka përpirë profetët tuaj si një luan shkatërrimtar.
31 O génération ingrate, considérez donc la parole de l’Eternel: Ai-je été un désert pour Israël ou une terre ténébreuse? Pourquoi mon peuple dit-il: "Nous sommes nos maîtres, nous n’irons plus à toi?"
O brezni, ki parasysh fjalën e Zotit! A kam qenë vallë një shkretëtirë për Izraelin ose një vend me errësirë të dendur? Sepse populli im thotë: “Ne endemi lirisht, nuk do të kthehemi më te ti”?
32 Une vierge oublie-t-elle sa parure, une fiancée ses atours? Et mon peuple m’a oublié depuis des jours sans nombre!
A mund t’i harrojë një vajzë stolitë e saj ose një nuse brezin e saj? Megjithatë populli im më ka harruar nga një numër shumë i madh ditësh.
33 Comme tu savais rendre attrayante ta tenue, quand tu étais en quête d’amour! A la vérité, même les pires pratiques tu les as adoptées comme des habitudes.
Sa bukur di t’i përdorësh mënyrat e tua për të siguruar dashurinë! Kështu ua ke mësuar mënyrat e tua madje edhe grave të këqija.
34 Jusque sur les bords de tes vêtements, il se trouve du sang, celui des pauvres, victimes innocentes, que tu n’avais pas surprises en pleine effraction. Et en dépit de tout cela,
Bile edhe në cepat e rrobës sate gjendet gjaku i të pafajmëve të mjerë, që nuk u kapën duke bërë vjedhje me thyerje. Por me gjithë këto gjëra,
35 tu oses dire: "Oui, je suis exempte de fautes, il est juste que sa colère se détourne de moi!" Mais voici que je t’appelle en justice pour avoir dit: "Je n’ai point failli."
ti thua: “Jam e pafaj; me siguri zemërimi i tij është tërhequr nga unë”. Ja, unë do të hyj në gjyq me ty sepse ke thënë: “Nuk kam mëkatuar”.
36 Qu’as-tu à te presser de la sorte pour changer ta direction? Tu seras couverte de honte du fait de l’Egypte comme tu l’as été du fait de l’Assyrie.
Pse endesh poshtë e përpjetë, duke ndryshuar rrugën tënde? Do të mbetesh e zhgënjyer edhe nga Egjipti, ashtu siç u zhgënjeve nga Asiria.
37 Tu t’en retireras également, les mains sur la tête; car le Seigneur repousse ceux en qui tu mets ta confiance, et tu n’as rien à gagner avec eux.
Edhe prej këtij do të dalësh me duart mbi kokë, sepse Zoti ka hedhur poshtë ata te të cilët ti ke besim, dhe ti nuk do të realizosh me anë të tyre qëllimet e tua.

< Jérémie 2 >