< Deutéronome 3 >

1 "Nous nous dirigeâmes alors, en montant plus haut, du côté du Basan. Og, roi du Basan, s’avança à notre rencontre avec tout son peuple, pour livrer bataille, vers Edréi.
“Pastaj u kthyem dhe u ngjitëm nëpër rrugën e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithë njerëzit e tij, na doli kundër për t’u ndeshur në Edrej.
2 Et l’Éternel me dit: "Ne le crains point, car je le livre en ton pouvoir, lui et tout son peuple, et son pays; et tu le traiteras comme tu as traité Sihôn, roi des Amorréens, qui résidait à Hesbon."
Por Zoti më tha: “Mos ki frikë nga ai, sepse unë do ta jap atë në duart e tua, tërë njerëzit e tij dhe vendin e tij; do t’i bësh atij atë që i bëre Sihonit, mbretit të Amorejve, që banonte në Heshbon”.
3 Et l’Éternel, notre Dieu, nous livra pareillement Og, roi du Basan, avec tout son peuple; et nous le défîmes au point de n’en pas laisser survivre un seul.
Kështu Zoti, Perëndia ynë, na dha në dorë edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithë njerëzit e tij; dhe ne e mundëm atë pa lënë gjallë asnjë.
4 Nous prîmes alors toutes ses villes; il n’y a pas une place que nous ne leur ayons prise: soixante villes formant tout le district d’Argob, le royaume d’Og en Basan.
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij; nuk pati qytet që nuk ra në dorën tonë: gjashtëdhjetë qytete, tërë krahina e Argobit, mbretëria e Ogut në Bashan.
5 C’Étaient toutes villes fortifiées de hauts remparts, avec portes et verrous, sans compter les villes ouvertes, très nombreuses.
Tërë këto qytete ishin të fortifikuara me mure të larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur një numër të madh fshatrash.
6 Nous les frappâmes d’anathème, comme nous l’avions fait pour Sihôn, roi de Hesbon, condamnant toute ville où étaient des êtres humains, y compris femmes et enfants.
Ne vendosëm t’i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatërruar plotësisht tërë qytetet, duke shfarosur burrat, gratë dhe fëmijët.
7 Mais tout le bétail et le butin de ces villes, nous les prîmes pour nous.
Por mbajtëm si plaçkë tërë bagëtinë dhe plaçkat e qyteteve të tyre.
8 Nous conquîmes donc à cette époque le pays des deux rois amorréens qui régnaient en deçà du Jourdain, depuis le torrent de l’Arnon jusqu’à la montagne de Hermon.
Në atë kohë, pra, morëm nga duart e dy mbretërve të Amorejve vendin që ndodhet matanë Jordanit, nga përroi i Armonit deri në malin e Hermonit,
9 (Les Sidoniens nomment le Hermon Sinon, et les Amorréens l’appellent Senir);
(Hermoni quhet Sirion nga Sidonët dhe Senir nga Amorejtë),
10 toutes les villes du plat pays, tout le Galaad, tout le Basan jusqu’à Salca et Edréi, villes du royaume d’Og, en Basan.
të gjitha qytetet e fushës, tërë Galaadin, tërë Bashanin deri në Salkah dhe në Edrej, qytete të mbretërisë së Ogut në Bashan.
11 De fait, Og seul, roi du Basan, était resté des derniers Rephaïtes; son lit, un lit de fer, se voit encore dans la capitale des Ammonites: il a neuf coudées de long et quatre de large, en coudées communes.
Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi që kishte mbetur gjallë nga fisi i gjigantëve. Ja, shtratin i tij ishte një shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta në Rabah të Amonitëve?). Ai është i gjatë nëntë kubitë dhe i gjerë katër kubitë, simbas kubitit të njeriut.
12 Ce pays-là, nous en prîmes possession dans ce même temps. Depuis Aroer sur le torrent d’Arnon, plus la moitié du mont Galaad avec ses villes, je le donnai aux tribus de Ruben et de Gad;
Në atë kohë ne pushtuam këtë vend; unë u dhashë Rubenitëve dhe Gaditëve territorin e Aroerit, gjatë përroit Arnon deri në gjysmën e krahinës malore të Galaadit së bashku me qytetet e tij;
13 et le reste du Galaad et tout le Basan, où régnait Og, je le donnai à la demi-tribu de Manassé, tout le district de l’Argob, enfin tout le Basan, lequel doit se qualifier terre de Rephaïtes.
dhe i dhashë gjysmës së fisit të Manasit mbetjen e Galaadit dhe tërë Bashanin, mbretërinë e Ogut (tërë krahinën e Argobit me gjithë Bashanin, që quhej vendi i gjigantëve.
14 Yaïr, descendant de Manassé, s’empara de tout le district d’Argob, jusqu’aux confins de Ghechour et de Maaca, et lui donna son nom, appelant le Basan Bourgs de Yaïr, comme on l’appelle encore aujourd’hui.
Jairi, bir i Manasit, mori tërë krahinën e Argobit, deri në kufijtë e Geshuritëve dhe të Maakathitëve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve të Bashanit, që edhe sot quhen qytetet e Jairit).
15 A Makhir je donnai le Galaad.
Dhe i dhashë Makirin Galaadit.
16 Et aux enfants de Ruben et de Gad, je donnai depuis le Galaad jusqu’au torrent d’Arnon, le milieu du torrent servant de limite; puis, jusqu’au torrent de Jaboc, limite du côté des enfants d’Ammon;
Rubenitëve dhe Gaditëve u dhashë territorin e Galaadit deri në përroin e Armonit, bashkë me gjysmën e lumit që shërben si kufi, dhe deri në lumin Jabok, që është kufiri i bijve të Amonit,
17 et la plaine avec le Jourdain pour limite, depuis Kinnéreth jusqu’à la mer de la plaine ou mer Salée, sous le versant oriental du Pisga.
dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri në bregun lindor të detit të Arabahut poshtë shpatëve të Pisgahut.
18 Je vous donnai, en ce temps-là, l’ordre suivant: "L’Éternel, votre Dieu, vous accorde ce pays en toute possession. Mais vous marcherez en armes à la tête de vos frères, les enfants d’Israël, vous tous, hommes vaillants.
Në atë kohë unë ju dhashë këtë urdhër, duke thënë: “Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë këtë vend që ta zotëroni. Ju të gjithë, njerëz trima, do të kaloni Jordanin të armatosur, në krye të bijve të Izraelit, të vëllezërve tuaj.
19 Vos femmes seulement, vos familles et votre bétail (je sais que vous avez un nombreux bétail) demeureront dans les villes que je vous ai données.
Por bashkëshortet tuaja, të vegjëlit dhe bagëtia juaj (e di që keni shumë bagëti) do të mbeten në qytetet që ju kam dhënë,
20 Quand l’Éternel aura assuré le sort de vos frères comme le vôtre, quand ils seront, eux aussi, en possession du pays que l’Éternel, votre Dieu, leur destine de l’autre côté du Jourdain, alors vous retournerez chacun à l’héritage que je vous ai donné."
për deri sa Zoti t’i lërë vëllezërit tuaj të çlodhen, ashtu siç bëri me juve, dhe të shtien edhe ata në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre matanë Jordanit. Pastaj secili ka për t’u kthyer në trashëgiminë që ju dhashë”.
21 J’Exhortai Josué en ce temps-là, disant: "C’Est de tes yeux que tu as vu tout ce que l’Éternel, votre Dieu, a fait à ces deux rois: ainsi fera l’Éternel à tous les royaumes où tu vas pénétrer.
Në atë kohë urdhërova gjithashtu Jozueun, duke thënë: “Sytë e tu kanë parë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë këtyre dy mbretërve; në të njëjtën mënyrë do të veprojë Zoti në të gjitha mbretëritë që do të përshkosh.
22 Ne les craignez point, car c’est l’Éternel votre Dieu, qui combattra pour vous."
Mos kini frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, ka për të luftuar ai vetë për ju”.
23 J’Implorai l’Éternel à cette époque, en disant:
Në të njëjtën kohë unë iu luta Zotit, duke i thënë:
24 "Seigneur Éternel déjà tu as rendu ton serviteur témoin de ta grandeur et de la force de ton bras; et quelle est la puissance, dans le ciel ou sur la terre, qui pourrait imiter tes œuvres et tes merveilles?
O Zot, O Zot, ti ke filluar t’i tregosh shërbëtorit tënd madhështinë tënde dhe dorën e fuqishme që ke; sepse cila është perëndia në qiell apo në tokë që mund të kryejë vepra dhe mrekulli si ato që bën ti?
25 Ah! Laisse-moi traverser, que je voie cet heureux pays qui est au delà du Jourdain, cette belle montagne, et le Liban!"
Prandaj më ler të kaloj Jordanin për të parë vendin e bukur që është matanë tij, krahinën e bukur malore dhe Libanin”.
26 Mais l’Éternel, irrité contre moi à cause de vous, ne m’exauça point; et l’Éternel me dit: "Assez! Ne me parle pas davantage à ce sujet.
Por Zoti u zemërua me mua, për shkakun tuaj, dhe nuk e plotësoi dëshirën time. Kështu Zoti më tha: “Mjaft me kaq; mos më fol më për këtë gjë.
27 Monte au sommet du Pisga, porte ta vue au couchant et au nord, au midi et à l’orient, et regarde de tes yeux; car tu ne passeras point ce Jourdain.
Ngjitu në majën e Pisgahut, hidh sytë nga perëndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytë e tu, sepse ti nuk do ta kalosh këtë Jordan.
28 Donne des instructions à Josué, exhorte-le au courage et à la résolution; car c’est lui qui marchera à la tête de ce peuple, lui qui les mettra en possession du pays que tu vas contempler."
Por jepi urdhër Jozueut, përforcoje dhe jepi zemër, sepse ai do ta kalojë Jordanin në krye të këtij populli dhe do ta bëjë Izraelin zot të vendit që ke për të parë”.
29 Nous demeurâmes ainsi dans la vallée, en face de Beth-Peor.
Kështu u ndalëm në luginën përballë Beth-Peorit”.

< Deutéronome 3 >