< 1 Samuel 25 >

1 And Samuel dies, and all Israel is gathered, and mourns for him, and buries him in his house, in Ramah; and David rises and goes down to the wilderness of Paran.
Pastaj Samueli vdiq, dhe tërë Izraeli u mblodh dhe e qau, e varrosën në shtëpinë e tij në Ramah. Atëherë Davidi u ngrit dhe zbriti në shkretëtirën e Paranit.
2 And [there is] a man in Maon, and his work [is] in Carmel; and the man [is] very great, and he has three thousand sheep and one thousand goats; and he is shearing his flock in Carmel.
Në Maon jetonte një njeri pronat e të cilit ndodheshin në Karmel; ky njeri ishte shumë i pasur; kishte tre mijë dele dhe një mijë dhi, dhe ndodhej në Karmel për të qethur delet e tij.
3 And the name of the man [is] Nabal, and the name of his wife [is] Abigail, and the woman [is] of good understanding, and of beautiful form, and the man [is] hard and evil [in his] doings; and he [is] a Calebite.
Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte një grua me gjykim të shëndoshë dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashpër dhe i keq në veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.
4 And David hears in the wilderness that Nabal is shearing his flock,
Kur Davidi mësoi në shkretëtirë që Nabali ishte duke qethur delet e tij,
5 and David sends ten young men, and David says to the young men, “Go up to Carmel, and you have come to Nabal, and asked of him in my name of welfare,
dërgoi dhjetë të rinj; Davidi u tha të rinjve: “Ngjituni në Karmel, shkoni tek Nabali dhe pyeteni nga ana ime në se është mirë,
6 and said thus to the living: And peace to you, and peace to your house, and peace to all that you have!
dhe i thoni kështu: “Shëndet! Paqe ty, paqe shtëpisë sate dhe paqe çdo gjëje që të përket!
7 And now, I have heard that you have shearers; now, the shepherds whom you have have been with us, we have not put them to shame, nor has anything been looked after by them, all the days of their being in Carmel.
Mësova që te ti ndodhen qethësit; kur barinjtë e tu ndodheshin te ne, nuk u kemi bërë asnjë të keqe, dhe nuk u ka munguar gjë gjatë kohës që kanë qenë në Karmel.
8 Ask your young men, and they declare [it] to you, and the young men find grace in your eyes, for we have come on a good day; please give that which your hand finds to your servants and to your son, to David.”
Pyet shërbëtorët e tu dhe do të ta thonë. Paçin hirin tënd këta të rinj, sepse kemi ardhur në një ditë gëzimi; jepu, të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd David ç’të kesh mundësi””.
9 And the young men of David come in, and speak to Nabal according to all these words, in the name of David—and rest.
Kështu të rinjtë e Davidit shkuan dhe i njoftuan Nabalit tërë këto fjalë në emër të Davidit, pastaj pritën.
10 And Nabal answers the servants of David and says, “Who [is] David, and who [is] the son of Jesse? Have servants been multiplied today who are each breaking away from his master?
Por Nabali iu përgjegj shërbëtorëve të Davidit, duke thënë: “Kush është Davidi dhe kush është biri i Isait? Sot ka shumë shërbëtorë që largohen nga zotërinjtë e tyre.
11 And have I taken my bread, and my water, and my flesh, which I slaughtered for my shearers, and have given [it] to men whom I have not known where they [are] from?”
Do të marr, pra, bukën time, ujin tim dhe mishin e kafshëve që kam vrarë për qethësit e mi, për t’ua dhënë njerëzve që unë nuk di se nga vijnë?”.
12 And the young men of David turn on their way, and turn back, and come in, and declare to him according to all these words.
Kështu të rinjtë e Davidit morën përsëri rrugën e tyre, u kthyen dhe shkuan të njoftojnë tërë këto fjalë.
13 And David says to his men, “Each gird on his sword”; and they each gird on his sword, and David also girds on his sword, and about four hundred men go up after David, and two hundred have remained by the vessels.
Atëherë Davidi u tha njerëzve të tij: “Secili do të ngjesh shpatën”. Kështu secili ngjeshi shpatën e tij dhe Davidi ngjeshi të vetën; rreth katërqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbetën me plaçkat.
14 And one young man of the youths has declared [it] to Abigail wife of Nabal, saying, “Behold, David has sent messengers out of the wilderness to bless our lord, and he flies on them;
Por një nga shërbëtorët e lajmëroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thënë: “Ja, Davidi ka dërguar lajmëtarë nga shkretëtira për të përshëndetur zotin tonë, por ai i ka fyer.
15 and the men [are] very good to us, and have not put us to shame, and we have not looked after anything all the days we have gone up and down with them, in our being in the field;
Mirëpo këta njerëz janë sjellë shumë mirë me ne, nuk na kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk ka munguar asgjë në kohën që kemi bredhur bashkë me ta nëpër fusha.
16 they have been a wall to us both by night and by day, all the days of our being with them, feeding the flock.
Ata kanë qenë për ne një mur mbrojtjeje natën e ditën për gjithë kohën që kemi kullotur bashkë me ta kopenë tonë.
17 And now, know and consider what you do; for evil has been determined against our lord, and against all his house, and he [is] too much a son of worthlessness to be spoken to.”
Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t’i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë dhe tërë shtëpisë së tij; ai është një njeri aq i keq, sa nuk mund t’i flasësh”.
18 And Abigail hurries, and takes two hundred loaves, and two bottles of wine, and five sheep, prepared, and five measures of roasted grain, and one hundred bunches of raisins, and two hundred bunches of figs, and sets [them] on the donkeys.
Atëherë Abigaili mori me nxitim dyqind bukë, dy calikë verë, pesë dele të gatuara, pesë masa gruri të pjekur, njëqind vile rrush të thatë dhe dyqind bukë fiku dhe i ngarkoi mbi gomarë.
19 And she says to her young men, “Pass over before me; behold, I am coming after you”; and she has not declared [it] to her husband Nabal;
Pastaj u tha shërbëtorëve të saj: “Shkoni para meje, unë do t’ju ndjek”. Por nuk i tha asgjë Nabalit, burrit të saj.
20 and it has come to pass, she is riding on the donkey and is coming down in the secret part of the hill-country, and behold, David and his men are coming down to meet her, and she meets them.
Ndërsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nëpër një shteg të fshehur nga mali, Davidi dhe njerëzit e tij zbrisnin në drejtim të saj, dhe ajo i ndeshi ata.
21 And David said, “Surely in vain I have kept all that this [one] has in the wilderness, and nothing has been looked after of all that he has, and he turns back to me evil for good;
Davidi kishte thënë: “Kam ruajtur më kot tërë ato që ai njeri kishte në shkretëtirë. Nuk i ka dalë mangut kurrë asgjë nga tërë ato që kishte, por ai ma ktheu të mirën me të keqe.
22 thus God does to the enemies of David, and thus He adds, if I leave of all that he has until the morning light—of those sitting on the wall.”
Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq, në rast se nga të gjitha ato që ai zotëron kam për të lënë të gjallë një mashkull të vetëm deri në mëngjes”.
23 And Abigail sees David, and hurries and comes down from off the donkey, and falls on her face before David, and bows herself to the earth,
Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara Davidit.
24 and falls at his feet and says, “On me, my lord, the iniquity; and please let your handmaid speak in your ear, and hear the words of your handmaid.
Kështu u shtri në këmbët e tij dhe tha: “O imzot, mbi mua, vetëm mbi mua bie faji! Por lejo shërbëtoren tënde të të flasë, dhe ti dëgjo fjalët e saj.
25 Please do not let my lord set his heart to this man of worthlessness, on Nabal, for as his name [is] so [is] he; Nabal [is] his name, and folly [is] with him; and I, your handmaid, did not see the young men of my lord whom you sent;
Të lutem, mos ia vër re atij njeriu të neveritshëm, Nabalit, sepse ai është pikërisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallallëku; por unë, shërbëtorja jote, nuk i kam parë të rinjtë e dërguar nga zotëria im.
26 and now, my lord, YHWH lives, and your soul lives, in that YHWH has withheld you from coming in with blood, and to save your hand from yourself—now let your enemies be as Nabal, even those seeking evil toward my lord.
Kështu, pra, imzot, ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që shpirti yt jeton, Zoti të ka penguar të derdhësh gjak dhe të vendosësh drejtësi me duart e tua. Armiqtë e tu dhe ata që duan t’i bëjnë keq zotërisë sime qofshin si Nabali!
27 And now, this blessing which your maidservant has brought to my lord—it has been given to the young men who are going up and down at the feet of my lord.
Dhe tani kjo dhuratë që shërbyesja jote i ka sjellë zotërisë sime, t’u jepet të rinjve që ndjekin zotërinë tim.
28 Please bear with the transgression of your handmaid, for YHWH certainly makes a steadfast house for my lord; for my lord has fought the battles of YHWH, and evil is not found in you [all] your days.
Por falja fajin shërbëtores sate; me siguri Zoti do ta bëjë të qëndrueshme shtëpinë e zotërisë tim, sepse zotëria im lufton në betejat e Zotit, dhe gjatë tërë kohës së jetës sate nuk është gjetur asnjë e keqe te ti.
29 And man rises to pursue you and to seek your soul, and the soul of my lord has been bound in the bundle of life with your God YHWH; as for the soul of your enemies, He slings them out in the midst of the hollow of the sling.
Në rast se del dikush që të të persekutojë dhe të kërkojë jetën tënde, jeta e zotërisë sim do të ruhet në peshtafin e jetës pranë Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë si nga zgavra e një hobëje.
30 And it has been, when YHWH does to my lord according to all the good which He has spoken concerning you, and appointed you for leader over Israel,
Kështu, kur Zoti t’i ketë bërë zotërisë tim të mirat që i ka premtuar dhe të të ketë vënë në krye të Izraelit,
31 that this is not to you for a stumbling-block, and for an offense of heart to my lord—either to shed blood for nothing, or my lord’s restraining himself; and YHWH has done good to my lord, and you have remembered your handmaid.”
kjo gjë nuk do të jetë dhimbje për ty, as edhe një brejtje e ndërgjegjes së zotërisë tim; domethënë të ketë derdhur gjak pa shkak dhe të ketë marrë hak me vetëgjyqësi. Por kur Zoti do t’i bëjë të mira zotërisë tim, kujto shërbëtoren tënde”.
32 And David says to Abigail, “Blessed [is] YHWH, God of Israel, who has sent you to meet me this day,
Atëherë Davidi i tha Abigailit: “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot të dërgoi ballë meje!
33 and blessed [is] your discretion, and blessed [are] you in that you have restrained me this day from coming in with blood, and to restrain my hand to myself.
E bekuar qoftë këshilla jote dhe e bekuar qofsh ti që më pengove sot të derdh gjak dhe të vendos drejtësinë me duart e mia!
34 And yet, YHWH lives, God of Israel, who has kept me back from doing evil with you, for unless you had hurried, and come to meet me, surely there had not been left to Nabal until the morning light, of those sitting on the wall.”
Sepse, sigurisht, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, që më ka penguar të të bëjë të keqen, po të mos ishe nxituar të më dilje përpara, në të gdhirë të ditës Nabalit nuk do t’i kishte mbetur asnjë njeri i gjallë”.
35 And David receives from her hand that which she has brought to him, and he has said to her, “Go up in peace to your house; see, I have listened to your voice, and accept your face.”
Kështu Davidi mori nga duart e saj ato që ajo kishte sjellë dhe i tha: “Kthehu në paqe në shtëpinë tënde; shiko, unë dëgjova zërin tënd dhe pata respekt për personin tënd”.
36 And Abigail comes to Nabal, and behold, he has a banquet in his house, like a banquet of the king, and the heart of Nabal [is] glad within him, and he [is] drunk to excess, and she has not declared anything to him, little or much, until the morning light.
Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket në shtëpinë e tij, një banket prej mbreti. Nabali e kishte zemrën të gëzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgjë, as pak as shumë, deri sa gdhiu.
37 And it comes to pass in the morning, when the wine is gone out from Nabal, that his wife declares these things to him, and his heart dies within him, and he has been as a stone.
Por të nesërmen në mëngjes, kur efekti i verës kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit këto gjëra; atëherë zemra iu ligështua dhe ai mbeti si një gur.
38 And it comes to pass [in] about ten days, that YHWH strikes Nabal and he dies,
Rreth dhjetë ditë më vonë Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.
39 and David hears that Nabal [is] dead and says, “Blessed [is] YHWH who has pleaded the cause of my reproach from the hand of Nabal, and His servant has kept back from evil, and YHWH has turned back the wickedness of Nabal on his own head”; and David sends and speaks with Abigail, to take her to himself for a wife.
Kur mësoi që Nabali kishte vdekur, Davidi tha: “Qoftë i bekuar Zoti, që më dha hak për fyerjen e rëndë të Nabalit dhe nuk e lejoi shërbëtorin e tij të kryejë ndonjë të keqe! Zoti bëri që të bjerë mbi kokën e tij ligësia e Nabalit”. Pastaj Davidi dërgoi një njeri të flasë me Abigailin, me qëllim që ajo të bëhej bashkëshortja e tij.
40 And the servants of David come to Abigail at Carmel, and speak to her, saying, “David has sent us to you to take you to himself for a wife.”
Shërbëtorët e Davidit erdhën te Abigaili në Karmel dhe i folën kështu, duke thënë: “Davidi na ka dërguar te ti, sepse dëshiron të të marrë për grua”.
41 And she rises and bows herself—face to the earth—and says, “Behold, your handmaid [is] for a maidservant to wash the feet of the servants of my lord.”
Atëherë ajo u ngrit në këmbë, ra përmbys me fytyrën për tokë dhe tha: “Ja, t’u bëftë shërbëtorja jote skllave, që t’u lajë këmbët shërbëtorëve të zotërisë tim”.
42 And Abigail hurries and rises, and rides on the donkey; and [there are] five of her young women who are going at her feet; and she goes after the messengers of David, and is to him for a wife.
Pastaj Abigaili u ngrit me nxitim, hipi mbi një gomar dhe, e ndihmuar nga pesë vajza, ndoqi lajmëtarët e Davidit dhe u bë bashkëshortja e tij.
43 And David has taken Ahinoam from Jezreel, and they are—even both of them—for wives to him;
Davidi mori edhe Ahinoamin e Jezreelit, dhe që të dyja u bënë bashkëshorte të tij.
44 and Saul gave his daughter Michal, David’s wife, to Phalti son of Laish, who [is] of Gallim.
Por Sauli ia kishte dhënë vajzën e tij Mikal, që ishte gruaja e Davidit, Paltit, birit të Lashit, që ishte nga Galimi.

< 1 Samuel 25 >