< Anden Krønikebog 24 >

1 Joas var syv År gammel da han blev konge og han herskede i fyrretyve År i Jerusalem. Hans Moder hed Zibja og var fra Be'ersjeba.
Joasi ishte shtatë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi dyzet vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Tsibiah dhe ishte nga Beer-Sheba.
2 Joas gjorde, hvad der var ret i HERRENs Øjne, så længe Præsten Jojada levede.
Joasi bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit gjatë gjithë kohës që jetoi prifti Jehojada.
3 Jojada tog ham to Hustruer, og han avlede Sønner og Døtre.
Jehojada i zgjodhi për të dy bashkëshorte dhe Joasit i lindën djem dhe vajza.
4 Siden kom Joas i Tanker om at udbedre HERRENs Hus.
Mbas kësaj e shtyu zemra Joasin të ndreqë shtëpinë e Zotit.
5 Han samlede derfor Præsterne og Leviterne og sagde til dem: "Drag ud til Judas Byer og saml Penge ind i hele Israel til at istandsætte eders Guds Hus År efter År; men I må skynde eder!" Leviterne skyndte sig dog ikke.
Prandaj mblodhi priftërinjtë dhe Levitët dhe u tha atyre: “Shkoni në qytetet e Judës dhe mblidhni vit për vit nga gjithë Izraeli paratë që nevojiten për të restauruar shtëpinë e Perëndisë tuaj; përpiquni ta kryeni shpejt këtë punë”. Por Levitët nuk treguan asnjë nxitim.
6 Så lod Kongen Ypperstepræsten Jojada kalde og sagde til ham: "Hvorfor har du ikke holdt Øje med, at Leviterne i Juda og Jerusalem indsamler den Afgift, HERRENs Tjener Moses pålagde Israels Forsamling til Vidnesbyrdets Telt?
Atëherë mbreti thirri kryepriftin Jehojada dhe i tha: “Pse nuk u kërkove Levitëve që të sillnin nga Juda dhe nga Jeruzalemi taksën e caktuar nga Moisiu, shërbëtor i Zotit, dhe nga asambleja e Izraelit për çadrën e dëshmisë?”.
7 Thi den ugudelige Atalja og hendes Sønner har ødelagt Guds Hus og oven i Købet brugt Helliggaverne i HERRENs Hus til Ba'alerne."
Në të vërtetë bijtë e Athaliahës, të kësaj gruaje të keqe, kishin plaçkitur shtëpinë e Perëndisë dhe kishin përdorur madje gjithë gjërat e shenjtëruara të shtëpisë të Zotit për Baalët.
8 På Kongens Bud lavede man så en Kiste og satte den uden for Porten til HERRENs Hus;
Me urdhër të mbretit bënë një arkë dhe e vunë jashtë, te porta e shtëpisë të Zotit.
9 og det kundgjordes i Juda ogJerusalem, at den Afgift, Moses havde pålagt Israeliterne i Ørkenen, skulde udredes til HERREN.
Pastaj bënë një shpallje në Judë dhe në Jeruzalem, me qëllim që t’i çohej Zotit taksa që Moisiu, shërbëtori i Perëndisë, i kishte vënë Izraelit në shkretëtirë.
10 Alle Øversterne og hele Folket bragte da Afgiften med Glæde og lagde den i Kisten, til den var fuld;
Tërë krerët dhe tërë populli u gëzuan dhe sollën paratë, duke i hedhur në arkë deri sa e mbushën.
11 og hver Gang kisten af Leviterne blev bragt til de kongelige Tilsynsmænd, når de så, at der var mange Penge, kom Kongens Skriver og Ypperstepræstens Tilsynsmand og tømte Kisten; og så tog de og satte den på Plads igen. Således gjorde de Gang på Gang, og de samlede en Mængde Penge.
Kur arka çohej nga Levitët tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte në të shumë para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin për të zbrazur arkën; pastaj e merrnin dhe e çonin përsëri në vendin e saj. Kështu vepronin çdo ditë; në këtë mënyrë grumbullonin një sasi të madhe parash.
12 Og Kongen og Jojada gav Pengene til dem, der stod for Arbejdet ved HERRENs Hus, og de lejede Stenhuggere og Tømmermænd til at udbedre HERRENs Hus og derhos Jern og Kobbersmede til at istandsætte HERRENs Hus.
Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin këto atyre që bënin shërbimin në shtëpinë e Zotit; dhe ata paguanin gurgdhëndësit dhe marangozët për të restauruar shtëpinë e Zotit, si edhe punëtorët e hekurit dhe të bronzit që merreshin me shtëpinë e Zotit.
13 Og de, der stod for Arbejdet, tog fat, og Istandsættelsesarbejdet skred frem under deres Hænder, og de bygggede Guds Hus op efter de opgivne Mål og satte det i god Stand.
Kështu punëtorët i kryen me kujdes punimet dhe me anë të tyre ndreqjet shkuan mbarë; ata e kthyen përsëri shtëpinë e Perëndisë në gjendejn e saj origjinale dhe e përforcuan atë.
14 Da de var færdige, bragte de Resten af Pengene til Kongen og Jojada, og for dem lod han lave Redskaber til HERRENs Hus, Redskaber til Tjenesten og Ofrene, Kander og Kar af Guld og Sølv. Og de ufrede stadig Brændofre i HERRENs Hus, så længe Jojada levede.
Kur kishin mbaruar, paratë që mbetën i çuan para mbretit dhe Jehojadës dhe me to bënë orendi për shtëpinë e Zotit, orendi për shërbimin dhe për olokaustet, kupa dhe vegla të tjera prej ari ose argjendi. Deri sa jetoi Jehojada, u ofruan vazhdimisht olokauste në shtëpinë e Zotit.
15 Men Jojada blev gammel og mæt af Dage og døde; han var ved sin Død 130 År gammel.
Por Jehojada, tanimë i plakur dhe i ngopur me ditë, vdiq; ai ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur vdiq;
16 Man jordede ham i Davidsbyen hos Kongerne, fordi han havde gjort sig fortjent af Israel og over for Gud og hans Hus.
e varrosën në qytetin e Davidit bashkë me mbretërit, sepse kishte bërë të mira në Izrael, ndaj Perëndisë dhe ndaj shtëpisë së tij.
17 Men efter Jojadas Død kom Judas Øverster og kastede sig ned for Kongen. Da hørte Kongen dem villig,
Mbas vdekjes së Jehojadës, krerët e Judës shkuan dhe ranë përmbys përpara mbretit; dhe mbreti i dëgjoi.
18 Og de forlod HERREN, deres Fædres Guds Hus og dyrkede Asjererne og Gudebillederne. Og der kom Vrede over Juda og Jerusalem for denne deres Synds Skyld.
Pastaj ata braktisën shtëpinë e Zotit, Perëndisë të etërve të tyre, dhe u shërbyen Asherimëve dhe idhujve; për shkak të këtij mëkati, zemërimi i Perëndisë ra mbi Judën dhe mbi Jeruzalemin.
19 Så sendte han Profeter iblandt dem for at omvende dem til HERREN, og de advarede dem, men de hørte ikke.
Zoti u dërgoi atyre profetë për t’i bërë të kthehen tek ai; këta dëshmuan kundër tyre, por ata nuk deshën t’i dëgjojnë.
20 Men Guds Ånd iførte sig Zekarja, Præsten Jojadas Søn, og han trådte frem for Folket og sagde til dem: "Så siger Gud: Hvorfor overtræder I HERRENs Bud så Lykken viger fra eder? Fordi I har forladt HERREN, har han forladt eder!"
Atëherë Fryma e Perëndisë erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, që u ngrit përpara popullit dhe tha: “Kështu thotë Perëndia: Pse shkelni urdhërimet e Zotit dhe nuk keni mbarësi? Mëqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t’ju braktisë”.
21 Men de sammensvor sig imod ham og stenede ham på Kongens Bud i Forgården til HERRENs Hus;
Por ata komplotuan kundër tij dhe me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë të Zotit.
22 Kong Joas kom ikke den Kærlighed i Hu, hans Fader Jojada havde vist ham, men lod Sønnen dræbe, Men da han døde, råbte han: "HERREN ser og straffer!"
Kështu mbreti Joas nuk e kujtoi mirësinë që Jehojada, ati i Zakarias, kishte treguar ndaj tij dhe ia vrau të birin, i cili duke vdekur tha: “Zoti e shikoftë dhe të kërkoftë llogari!
23 Ved Jævndøgnstide drog Aramæernes Hær imod Kongen, og de trængte ind i Juda og Jerusalem og udryddede alle Øverster af Folket og sendte alt Byttet, de tog fra dem. til Kongen af Darmaskus.
Kështu ndodhi që, në fillim të vitit të ri, ushtria e Sirëve doli kundër Joasit. Ata erdhën në Judë dhe në Jeruzalem dhe shfarosën nga populli tërë krerët e tij, dhe tërë plaçkën ia çuan mbretit të Damaskut.
24 Skønt Aramæernes Hær kom i et ringe Tal, gav HERREN en såre stor Hær i deres Hånd, fordi de havde forladt HERREN, deres Fædres Gud; således fuldbyrdede de Dommen over Joas.
Megjithëse ushtria e Sirëve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha në dorë një ushtri shumë të madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tyre. Kështu ata e gjykuan Joasin.
25 Og da de drog bortfra ham - de forlod ham nemlig i hårde Lidelser - stiftede hans Folk en Sammensærgelse imod ham til Straf for Mordet på Præsten Jojadas Søn og dræbte ham i hans Seng. Således døde han, og man jordede ham i Davidsbyen, dog ikke i Kongegravene.
Kur Sirët u tërhoqën nga ai (sepse e kishin lënë shumë të sëmurë), shërbëtorët e tij kurdisën një komplot kundër tij, për shkak të vrasjes së bijve të priftit Jehojada, dhe e vranë në shtratin e tij. Kështu ai vdiq dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varrezat e mbretërve.
26 De sammensvorne var Zakar, en Søn af Ammoniterkvinden Sjim'at. og Jozahad, en Søn af Moabiterkvinden Sjimrit.
aaa add Këta janë ata që komplotuan kundër tij: Zabadi, bir i Shimeathit, Amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, Moabitja.
27 Hans Sønners Navne, de mange profetiske Udsagn imod ham og hans grundige Udbedring af Guds, Hus står jo optegnet i Udlægningen til Kongernes Bog. Hans Søn Amazja blev Konge i hans Sted.
aaa add Përsa u përket bijve të tij, profecitë e shumta të thëna kundër tij dhe meremetimi i shtëpisë së Perëndisë, ja, këto gjëra janë shkruar në historinë e librit të mbretërve. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amatsiahu.

< Anden Krønikebog 24 >