< 4 Mojžišova 8 >

1 I mluvil Hospodin k Mojžíšovi, řka:
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
2 Mluv k Aronovi a rci jemu: Když rozsvěcovati budeš lampy, ven z svícnu sedm lamp svítiti má.
“Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do të vendosësh llambat, shtatë llambat duhet të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit”.
3 I učinil Aron tak; ven z svícnu světlo od sebe dávající rozsvítil lampy jeho, jakož přikázal Hospodin Mojžíšovi.
Dhe Aaroni veproi kështu: i vendosi llambat në mënyrë që të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
4 Bylo pak dílo svícnu takové: Z taženého zlata byl všecken, až i sloupec jeho i květové jeho z taženého zlata byli; podlé podobenství toho, kteréž ukázal Hospodin Mojžíšovi, tak udělal svícen.
Shandani ishte ndërtuar kështu: ishte prej ari të rrahur; ishte punuar me çekiç nga këmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bërë shandanin simbas modelit që i kishte treguar Zoti.
5 Mluvil také Hospodin k Mojžíšovi, řka:
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
6 Vezmi Levíty z prostředku synů Izraelských, a očisť je.
“Merr Levitët ndër bijtë e Izraelit dhe pastroji.
7 Tímto pak způsobem očišťovati je budeš: Pokropíš jich vodou očištění; oholí všecko tělo své, a zperou roucha svá, a očištěni budou.
Do të veprosh kështu për t’i pastruar: do të spërkatësh ujë mbi ta për t’i pastruar; pastaj do të heqin një brisk mbi tërë trupin e tyre, do të lajnë rrobat e tyre dhe do të pastrohen.
8 Potom vezmou volka mladého a obět suchou z mouky bělné, olejem skropené; a druhého volka mladého vezmeš k oběti za hřích.
Pastaj do të marrin një dem të vogël me blatimin e ushqimit prej majë mielli të përzier me vaj ndërsa ti do të marrësh një dem tjetër si flijim për mëkatin.
9 Tedy přistoupiti rozkážeš Levítům před stánek úmluvy, a shromáždíš všecko množství synů Izraelských.
Do t’i afrosh Levitët përpara çadrës së mbledhjes dhe do të thërrasësh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.
10 Postavíš Levíty před Hospodinem, a vloží synové Izraelští ruce své na Levíty.
Kështu do t’i afrosh Levitët përpara Zotit dhe bijtë e Izraelit do të vënë duart e tyre mbi Levitët;
11 A obětovati bude Aron Levíty v obět před Hospodinem od synů Izraelských, aby vykonávali službu Hospodinu.
pastaj Aaroni do t’i paraqesë Levitët si ofertë të tundur para Zotit nga ana e bijve të Izraelit, me qëllim që të kryejnë shërbimin e Zotit.
12 Levítové pak vloží ruce své na hlavy těch volků; a obětovati budeš jednoho za hřích, a druhého v obět zápalnou Hospodinu k očištění Levítů.
Pastaj Levitët do të vënë duart e tyre mbi kokën e demave të vegjël, dhe ti do të ofrosh njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust për Zotin, për të bërë shlyerjen për Levitët.
13 A postavíš Levíty před Aronem a před syny jeho, a obětovati je budeš v obět Hospodinu.
Do t’i mbash më këmbë Levitët përpara Aaronit dhe para bijve të tij dhe do t’i paraqitësh si një ofertë të tundur për Zotin.
14 I oddělíš Levíty z prostředku synů Izraelských, aby moji byli Levítové.
Kështu do t’i ndash Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit dhe Levitët do të jenë të mitë.
15 Potom pak přijdou Levítové, aby přisluhovali při stánku úmluvy, když bys očistil je a obětoval v obět.
Pas kësaj Levitët do të hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimin; kështu ti do t’i pastrosh dhe do t’i paraqitësh si një ofertë të tundur,
16 Nebo vlastně dáni jsou mi z prostředku synů Izraelských za všecky otvírající život, za prvorozené ze všech synů Izraelských vzal jsem je sobě.
sepse më janë dhënë plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit; unë i mora për vete, në vend të të gjithë atyre që çelin barkun e nënës, në vend të të parëlindurve të të gjithë bijve të Izraelit.
17 Nebo mé jest všecko prvorozené mezi syny Izraelskými, tak z lidí jako z hovad; od toho dne, jakž jsem pobil všecko prvorozené v zemi Egyptské, posvětil jsem jich sobě.
Sepse të gjithë të parëlindurit e bijve të Izraelit, si të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, më takojnë mua; i shenjtërova për vete ditën që godita tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit.
18 Vzal jsem pak Levíty za všecky prvorozené synů Izraelských.
Mora Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të bijve të Izraelit.
19 A dal jsem Levíty darem Aronovi i synům jeho z prostředku synů Izraelských, aby konali službu místo synů Izraelských při stánku úmluvy, a očišťovali od hříchů syny Izraelské; a tak nepřijde na syny Izraelské rána, kteráž by přišla, kdyby přistupovali synové Izraelští k svatyni.
Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve të tij Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit me qëllim që të kryejnë shërbimin e bijve të Izraelit në çadrën e mbledhjes dhe që të bëjnë shlyerjen për bijtë e Izraelit, që të mos ndodhë asnjë fatkeqësi midis bijve të Izraelit kur i afrohen shenjtërores”.
20 I učinili Mojžíš a Aron i všecko množství synů Izraelských při Levítích všecko to, což přikázal Hospodin Mojžíšovi o Levítích; tak s nimi učinili synové Izraelští.
Kështu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit me Levitët; bijtë e Izraelit u bënë Levitëve të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.
21 A očistili se Levítové a zeprali roucha svá; a obětoval je Aron v obět před Hospodinem, a očistil je Aron, aby byli čisti.
Dhe Levitët u pastruan dhe i lanë rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si një ofertë të tundur përpara Zotit dhe bëri shlyerjen për ta, për t’i pastruar.
22 Potom teprv přistoupili Levítové k vykonávání služby své při stánku úmluvy, před Aronem i před syny jeho; jakž přikázal Hospodin Mojžíšovi o Levítích, tak s nimi učinili.
Pas kësaj Levitët hynë në çadrën e mbledhjes për të bërë shërbimin e tyre në prani të Aaronit dhe të bijve të tij. Ata u bënë Levitëve atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut lidhur me ta.
23 I mluvil opět Hospodin k Mojžíšovi, řka:
Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
24 I toto k Levítům přináleží: V pětmecítma letech zstáří a výše jeden každý z nich přistoupí, a postaví se k ochotnému práce konání v službě při stánku úmluvy.
“Kjo është ajo që u takon Levitëve; nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart Leviti do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbimet e rastit;
25 V padesáti pak letech přestane od práce služby té, a více přisluhovati nebude.
në moshën pesëdhjetë vjeç do ta ndërpresë këtë shërbim dhe nuk do të shërbejë më.
26 Ale přisluhovati bude bratřím svým při stánku úmluvy stráž držícím, sám pak služeb konati nebude. Tak učiníš s Levíty při pracech jejich.
Do të mund të ndihmojë vëllezërit e tij në çadrën e mbledhjes, ndërsa këta kryejnë detyrat e tyre; por ai vetë nuk do të kryejë asnjë shërbim. Kështu do të veprosh me Levitët lidhur me detyrat e tyre”.

< 4 Mojžišova 8 >